Marrëveshja Rithemelimi-PS/ Dy komisione hetimore dhe grup dialogu për ligjet me 84 vota! Bardhi fton PD, Basha e refuzon

TIRANE- Këtë të enjte, (21 mars) Rithemelimi do t’i rikthehet jetës normale parlamentare me garancinë e mazhorancës për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Pas më shumë se 5 muajsh kaos senaca e kësaj të enjteje do të jetë e para ku vendin do ta marrin diskutimet dhe kartonëve jeshilë që pritet të ngrihen për nesër për komisionet hetimore parlamentar për sistemin tims dhe koncesionet në shëndetësi, konkretisht kontratat publike të check up-it dhe sterilizimit. 

Por rikthimi kërkon përgatitje, dhe për këtë Gazment Bardhi mblodhi sot (21 mars) në selinë blu grupin parlamentar ku u vendos për përbërjen e të dyja komisioneve. Siç raportoi e para Report Tv dhe Shqiptarja.com besimin për të drejtuar hetimet për sistemin Tims, rithemelimi ia dha Ervin Salianjit, ndërsa drejtimin e komisionit për kontratat në Shëndetësi, Albana Vokshit. 

Mes 6 anëtarëve të tjerë opozitarë në secilin komisionin nuk u lakua asnjë emër i Grupit të Lulzim Bashës, megjithatë Bardhi ia la një derë të hapur atyre që i cilësoi si kolegë me mendim ndryshe.

'Janë të mirëpritur, të sjellin emrat' tha Bardhi.

Nga e njëjta karrige ku Sali Berisha mbante konferencat për gazetarë kur ishte ende në liri, këtë herë Bardhi para mediave la për grupin e Bashës një vend bosh në grupin e punës ku do të diskutohen ligjet dhe reformat që kërkojnë 84 vota. Por Basha i dha përgjigje negative.

"Nëse dëshirojnë një vend mund t’ia propozojnë kreut të grupit. I qëndroj atij propozimi që i kam bërë grupit, sa i takon grupit të reformave. Përballë kundërshtarit politik do duhet të jemi një trupë e vetme. Janë të lutur që përmes sekretarit të grupit të na paraqesin propozimin përkatës nëse duan ta marrin përsipër këtë përgjegjësi. Ne jemi të hapur" tha Bardhi.

 Pavarësisht rezervave për qëndrimin e tyre në parlament, e ndonjëherë edhe akuzave se janë bërë palë mazhorancën, Bardhi e shmangu retorikën përjashtuese.

“As nuk janë përjashtuar nga grupi, as nuk kemi ndërmend t’i përjashtojmë përse mendojnë ndryshe

Ndërsa socialistët të cilët kanë ngritur flamurin e fitores për rikthimin e parlamentit në normalitet, nuk kanë nxituar për të bërë publik emrat e anëtarëve të dy komisioneve hetimore. Kolegët demokratë I njohën vetëm me nënkryetarët, Toni Gogun për komisionin e sistemit Tims dhe deputetin Plarent Ndrecën si nënkryetar të komisionit hetimor për kontratat koncensionare. Më pas në mbrëmje u mësuan dhe emrat e anëtarëve socialistë

Grupi i punes per ligjet me 84 vota 
Ndërkohë zbulohet mekanizmi ligjor për ligjet që do të kërkojë shumicë të cilësuar. Komisioni i Ligjeve miratoi vendimin për ngritjen e një mekanizmi dialogu që do të përbëhet nga 6 anëtarë të ndarë barazi mes grupit të shumicës e pakicës dhe merr vendime me konsensusin e të gjithë anëtareve

Bardhi tha se anëtarët e opozitës janë Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho. Një anëtar i është lënë për grupit të Bashës.

'Nuk i kam lënë një vend Lulzim Bashës por kolegëve anëtarë të grupit PD-së, dhe që kanë mendim ndryshime. Nëse dëshirojnë mund tia propozojnë kyetarit të grupit derisa të miratohen gjatë ditës së nesërme" tha Bardhi.

Shenim: Gazetarët që raportuan për informacionin janë Daniela Maloku, Raziela Myslimaj

Komisioni Hetimor për rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS
 1-Ervin Saljanji  - kryetar
  2-Toni -Nënkryetar PS
  3-Nasip Naço  - Anëtar PS
  4-Blerina Gjylameti - Anëtar PS
  5-Etilda Gjonaj - Anëtar PS
  6- Xhemal Qefalia - Anëtar PS
  7- Antoneta Dhima - Anëtar PS
  8- Bardhyl Kollçaku - Anëtar PS
  9- Denis Deliu - Anëtar PS
10- Lindita Metaliaj - Anëtar PD
11- Lefter Gështenja - Anëtar PD
12- Asllan Dogjani  - Anëtar PD
13- Ramadan Lika - Anëtar PD
14- Luan Baci - Anëtar PD
15- Elda Hoti  - Anëtar PD
Anëtarët Zëvendësues
 1- Bledion Nallbati- anëtar zëvendësues PD
 2- Isuf Çela - anëtar zëvendësues PD
 3- Eduart Nreca Anëtar zëvendësues PS
 4- Laer Duraj Anëtar zëvendësues PS

Komisioni Hetimor i Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi

  1- Albana Vokshi Kryetar PD
  2- Plarent Ndreca Nënkryetar PS
  3- Klodiana Spahiu Anëtar PS
  4- Milva Ekonomi Anëtar PS
  5- Ilirjan Pendavinji Anëtar PS
  6- Ilir Metaj Anëtar PS  
  7- Edona Bilali Anëtar PS
  8- Petro Koçi Anëtar PS
  9-Klevis Xhoxhi Anëtar PS
10- Zheni Gjergji Anëtar PD
11- Ina Zhupa Anëtar PD
12- Edmond Spaho Anëtar PD
13- Saimir Korreshi Anëtar PD
14- Xhelal Mziu Anëtar PD
15- Petrit Vasili Anëtar PD

Anëtarët Zëvendësues
  1- Lavdrim Krashi Anëtar zëvendësues PS
  2- Mirela Pitushi Anëtar zëvendësues PS
  3- Emilia Koliqi Anëtar zëvendësues PD
  4- Ilda Dhori Anëtar zëvendësues PD

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:57
I la një vend në grupin për reformat, Basha refuzon ftesën e Bardhit: Ne s’jemi për karrige, ju plaçin sytë! Duam të drejtat e shqiptarëve

Edhe pse nga komisionet hetimore u lanë jashtë, grupit të Lulzim Bashës iu rezervua një vend në komisionin ku do të diskutohet për ligjet dhe reformat që kërkojnë 84 vota. Madje ftesën që t’i bashkohen tryezës së dialogut me mazhorancën ia bëri Gazment Bardhi.

Por Basha e ka refuzuar menjëherë ofertën e Gazment Bardhit dhe grupit të Rithemelimit duke theksuar se PD nuk ka bërë betejë për karrige dhe për pazare, por për listat e hapura, për votimin elektronik, votën e diasporës dhe Shqipërinë një zonë zgjedhore. Përgjigjen Basha ia dha nga Kuvendi Zgjedhor i degës së PD, Durrës.

. Ai shtoi se Enkelejd Alibeaj ishte në Komisionin për Reformën Zgjedhore për të kërkuar listat e hapura, votimin elektronik, votën e diasporës dhe Shqipërinë një zonë votimi.

“Edhe ata pak që kanë mbetur dhe që se kuptonim se cilat janë motivet e vërteta të atyre që për interes personal u përpoqën ta thyenin në dysh Partinë Demokratike, duke i bërë dhuratën më të mirë pushtetit të korruptuar ilegjitim të Edi Ramës. Po sot ku janë? Me përqafimin të Edi Ramës me shokë. E kanë nisur si pazar dhe duan ta vazhdojnë si pazar.
Shikoni çfarë thonë sot, “ejani ju se kemi dhe një karrige për ju”. Ne se kemi nisur këtë për karrige. Se kemi nisur për karrige, s’ishte kjo punë për karrige. Enkelejd Alibeaj nuk ishte aty për karrigen e tij. As i kisha thënë unë rri për karrige. Ishin listat e hapura, ishte për votimin elektronik, ishte për votën e diasporës, ishte për Shqipëria një zonë."

Ndërsa e kosideroi sërish marrëveshjen PS- Rithemelimi një pazar, tha se që të sigurohen ndryshimet e sugjeruara nga pala e tij në Kodin Zgjedhor duket të marrë fund.

"S’duam karrigen, ne duam të drejtat e shqiptarëve, ne duam që pazari 34 vjeçar i fëlliqtë, trashëgimnia më e pisët e Ramiz Alisë, trashgimtarit të fundit komunist të marrë fund. Sepse është ky Pazar që rëndon pronarët dhe të përndjekurit, sipërmarrësit dhe profesionistët, fermerët dhe arsimtarët, rininë shqiptare. S’na duhen karriget. Thojini shqiptarëve sot, ku qëndroni në raport me listat e hapura? Jeni për lista të hapura, po apo jo, votoni për listat e hapura, votimin elektronik, Shqipëria një zonë, votën e diasporës, s’na duhen karriget. Këtë betejë nuk e nisëm për karrige, por janë kaq të obsesuar me karrigen, e kanë ngjitur kaq shumë kokën, barkun pas karrigeve sa u është bërë mendja karrige. Dhe mendojnë se pasi bënë pazarin me Edi Ramën, mund të kthehen tek ne e të na thonë: keni dhe ju një karrige. Ju plaçin sytë, se kuptoni që kemi 2 vite e gjysmë që e bëjmë për shqiptarët jo për karrige? Dhe të bësh betejë për shqiptarët nuk është e lehtë në një vend që ka 34 vite kastë politike që bëjnë betejë për veten e vet me metodat dhe mënyrat më të pista", tha Basha 

Ora 15:02
Si bashkëpunoni me Sali Berishën që është shpallur 2 herë 'non grata'? Gazetarja e Report Tv zë ngushtë Gazment Bardhin

 

Deputeti Gazment Bardhi i bashkuar së fundi me grupin e Sali Berishës i cili është nën arrest shtëpie e hetim për korrupsion, komentoi tryezën e thirrur sot nga Lulzim Basha duke thënë se krah kishte persona të përfolur për korrupsion. Ai s'përmendi emra, por i referohej ish-presidentit Bamir Topi. 

Gazetarja e Report Tv Daniela Maloku e pyeti athere si mund të bashkëpunonte me Berishën e shpallur dy herë nongrata.

Pyetje:Kur komentuat tryezën e Lulzim Bashës folët për një person të korruptuar, a na thoni kush është. Dhe si bashkëpunoni me Sali Berishën që është shpallur 2 herë non grata?

Gazment Bardhi: “Fola për raporte zyrtare të progresit të bashkimit Europian të cilat evidentojnë të dhëna sesi në sistemin e drejtësisë në një periudhë të caktuar për promovime në detyrë apo transferime në gjykata karriere paguheshin 300 mijë euro. Se kush janë personat përgjegjës ju ftojmë si gazetarë... Sa i takon cështjes tjetër e kam mbajtur qëndrimin publik. Nuk di të ketë akuza konkrete për korrupsion për kryetarin e PD-së së Shqipërisë. Pastaj qëndrime, pa diskutim, mund të kem unë apo cilido por nuk di të ketë akuzë konkrete me të dhëna konkrete”

Bardhi më parë ka shkëmbyer akuza të rënda me Sali Berishën që kur amerikanët e futën në “listën e zezë” familjarisht me akuzat e korrupsionit madhor dhe minuesit të demokracisë ndërsa aktualisht mban postin e nënkryetarit të Rithemelimit.

Ora 14:35
Grupi i dialogut PS - Rithemelimi për ligjet, Bardhi: Basha ka shans deri nesër! A do të ulet krah kryetarit të PD-së në Kuvend? Ja përgjigjja

Rithemelimi ka hequr dorë nga kaosi në Kuvend dhe nesër grupi i Rithemelimit do të jetë i pranishëm në seancën parlamentare për të vijuar jetën normale parlamentare.

Po a do të qëndrojë krah Bashës apo ka kërkuar rikompozim

“Nuk kam kërkuar asnjë rikopozim të grupit. Nuk kam problem të ulem  me askënd. Nuk kam kërkuar rikopozim të asnjë vendi në kuvend. Respektoj secilin anëtar të grupit parlamentar të PD-së. E kam ftuar të vinte në mbledhje, do të duhej të vinte në mbledhje e të ushtronte përgjegjësitë e tij si anëtar i PD-së.

Gazment Bardhi fton Lulzim Bashën të jetë pjesë e grupit të dialogut të ngritur me vendim të komisionit të ligjeve lidhur me ligjet me shumicë të cilësuar.

“Edhe pse nuk respektohen vendimet e grupit dhe injorohen vendimet e grupit përsëri në kuadër të diversitetit i kemi rezervuar një vend. Përmes sekretarit të grupit kanë shansin që të propozojnë pranë kryetarit emrin e tretë në këtë grup dialogu. Nëse dëshirojnë mund tia propozojnë kyetarit të grupit derisa të miratohen gjatë ditës së nesërme”

Ora 14:28
“Pashë një shigjetë teke dhe disa bishta”- Bardhi ironizon tryezën e Bashës

 

Nënkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi ka komentuar tryezën e mbledhur sot nga kreu demokrat Lulzim Basha, ku i pranishëm ishte dhe ish-presidenti Bamir Topi.

“Vetëm hark nuk pashë, pashë një shigjetë teke dhe disa bishta. Nuk kam ndërmend të komentoj, secili është i lirë të bëjë çfarë të dojë. E vetmja lutje që kam ndaj tij është t’i rikthehet opozitës, nuk mund të realizosh tryeza kundër opozitës dhe së treti, kur të ushtrosh një funksion publik, nuk duhet të jesh i përfolur për korrupsion. Një tryezë që mbledh apo mban në krahë që kur kanë ushtruar detyrë të larta përmenden nga progres raporti si të përfshirë apo të dyshuar në procese korruptive nuk kanë për të qenë ndonjëherë krah meje apo PD”, tha Bardhi.

Ora 14:13
Bardhi thirrje deputetëve të grupit Basha: Njihni vendimet e shumicës për lidershipin, ejani në mbledhjet e grupit

 

Gazment Bardhi ka folur pas kthimit në normalitet të Kuvendit. I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku nëse duhet t’iu kërkojë falje kolegëve opozitarë të grupit Basha pas përplasjeve që kanë pasur në Kuvend, Bardhi tha se janë të lutur që të marrin pjesë në mbledhjet e grupit dhe të respektojnë vendimin e shumicës.

“Kolegët janë anëtarë të grupit të PD. Janë të lutur të ushtrojnë përgjegjësitë që u kanë ngarkuar demokratët, të marrin pjesë në mbledhjet e grupit, të respektojnë vendimet e shumicës mbi lidershipin e grupit. As nuk janë përjashtuar nga grupi, as nuk kemi ndërmend t’i përjashtojmë përse mendojnë ndryshe. Skam patur përplasje me askënd, kemi patur aksion në Kuvend, është dashur që kolegët opozitarë, pavarësisht se ndanin mendim ndryshe, të respektonin protestën e kolegëve të tyre. Nëse ne episode të caktuar kolegë opozitarë kanë dashur të jenë krah mazhorancës, besoj është koha për ta të kërkojnë ndjesë”, tha Bardhi për gazetaren Danjela Maloku.

Ora 14:09
Bardhi thirrje për bashkëpunim Bashës: Përballë kundërshtarit, duhet të jemi një

Gazment Bardhi i bën thirrje grupit Basha që nëse e duan një vend në grupin e punës që do ngrihet për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar të paraqesin emrin pranë strukturave të Rithemelimit. Bardhi tha për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku se ka propozuar që një vend të jetë për grupin Basha.

Ndërkohë, pyetjes së përse nuk i kanë dhënë vend grupit Basha në dy komisionet hetimore që do ngrihen, Bardhi tha se anëtarët janë zgjedhur nga lista e deputetëve që kanë kërkuar ngritjen e komisioneve hetimore.

“Nëse dëshirojnë një vend mund t’ia propozojnë kreut të grupit. I qëndroj atij propozimi që i kam bërë grupit, sa i takon grupit të reformave.

Përballë kundërshtarit politik do duhet të jemi një trupë e vetme. Janë të lutur që përmes sekretarit të grupit të na paraqesin propozimin përkatës nëse duan ta marrin përsipër këtë përgjegjësi. Ne jemi të hapur.

Sa i takon komisioneve hetimore, anëtarët janë caktuar nga lista e deputetëve që kanë kërkuar ngritjen e komisioneve hetimore. Nuk ka patur asnjë paragjykim, vullnetin e kanë shprehur 47 kolegë, nga kjo listë janë zgjedhur 14”, tha Bardhi për gazetaren Danjela Maloku.

Ora 13:59
Grup pune për ligjet që kërkojnë shumicë votash, Bardhi: Do ketë 6 anëtarë! EMRAT e opozitës, një vend për grupin Basha

 

Zbulohet mekanizmi ligjor për ligjet që do të kërkojë shumicë të cilësuar.

Komisioni i Ligjeve miratoi vendimin për ngritjen e një mekanizmi dialogu që do të përbëhet nga 6 anëtarë të ndarë barazi mes grupit të shumicës e pakicës dhe merr vendime me konsensusin e të gjithë anëtareve.

Bardhi tha se anëtarët e Rithemelimit janë Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho. Një anëtar i është lënë për grupit të Bashës.

Anëtar zëvendësues do jenë Dhurata Çupi e Fatmir Mediu.

Ora 13:46
Marrëveshja Rithemelimi - PS/ PS propozon dy nënkryetarët! (EMRAT)

Gazetarja e Report Tv dhe shqiptarja.com Raziela Myslimaj mëson dhe emrat që propozon PS për postin e nënkryetarit në dy komisionet hetimore

- Komisioni Hetimor i Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi
Plarent Ndreca  Nënkryetar
Komisioni Hetimor i Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS
Toni Gogu  Nënkryetar

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Kamala falenderon vullnetarët! Beyonce krah saj thirrje ta votojnë

SHBA/ Kamala falenderon vullnetarët! Beyonce krah saj thirrje ta votojnë