Gazment Bardhi: Vendimi për Ervin Salianjin u dha nga një anëtar i Bandës së Lushnjes

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, tha se vendimi për ish-deputetin Ervin Salianji është dhënë nga një anëtar i bandës së Lushnjes, njëherazi militant i Partisë Socialiste.

"Një vendin i pritshëm. Asnjë surprizë që gjyqtari anëtar i bandës së Lushnjes, Artan Gjermeni, do të merrte këtë vendin ndaj një përfaqësuesi të Partisë Demokratike, që ka futur në burg bashkëpunëtorët e tij, anëtarë të Bandës së Lushnjes. Mbajeni mend këtë që unë po ju them. Në momentin e parë që zotëria do të kalojë në vetting, do të shikoni që kjo që unë them sot, është tërësisht e vërtetë.

Sot, Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi, nuk është dënuar nga drejtësia, nuk është dënuar nga gjykata, është dënuar nga një anëtar i Bandës së Lushnjes. Sikundër prokuroria edhe gjykata, kanë marrë një vendim politik për të mbrojtur bandën e Agron Xhafajt, për të mbrojtur trafikantët e drogës në qytetin e Vlorës, dhe për ti mbyllur gojën opozitës dhe medias. I garantojmë të gjithë qytetarët, që ky vendim për dënimin e përfaqësuesit të opozitës, Ervin Salianji, dhe të gazetarit Jetmir Olldashi, jo vetëm që nuk do të na ndalë në betejën e përditëshme me qeverinë që bashkëpunon me krimin e organizuar, por na bën më të fortë për të vazhduar betejën, jo vetëm me përfaqësuesit e krimit në qeveri, por edhe me përfaqësuesit e krimit në prokurori dhe në gjykatë.

Zoti Bardhi, ku e bazoni këtë deklaratë, është një akuzë shumë e fortë në drejtim të një gjyqtari?

Gazment Bardhi: Ky është një fakt i mirënjohur. E ripërsëris: Në momentin e parë që përfaqësuesi i Bandës së Lushnjes, Artan Gjermeni, do të dalë në procesin e vettingut do të shikoni edhe ju mediat dhe opinioni publik, provat që Artan Gjermeni nuk është thjeshtë, ky gjykatës, një bashkëpunëtor i Bandës së Lushnjes, është anëtar i bandës së Lushnjes.

Sot Ervin Salianji, e përsëris, është dënuar nga Banda e Lushnjes, pse ka sulmuar bandën e Agron Xhafajt.

Ankesa sapo ky zotëri, anëtar i Bandës së Lushnjes, e përsëris: gjyqtari Artan Gjermeni, është anëtar i bandës së Lushnjes. Dhe ky është një fat për të cilin opinioni publik, ky nuk është një fakt që e them unë për herë të parë, është një fakt publik pavarësisht se shpesh, media, edhe për shkak të zhvillimeve, e harron këtë fakt. Artan Gjermeni, përveçse është anëtar militant i Partisë Socialiste, është anëtar i Bandës së Lushnjes.

Sot është bërë bashkë Banda e Lushnjes me bandën e Agron Xhafajt, të cilët kanë bashkëpunaur edhe në të shkuarën për trafikun e drogës në jug të Shqipërisë. Dhe ky vendin i sotëm, është konfirmim i kësaj aleance.

E ripërsëris, për të mbrotjur bandën e Agron Xhafajt, Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi, sot janë dënuar nga një anëtar i Bandës së Lushnjes", tha Bardhi.


Lajmi kryesor:

Gjykata dënon me 1 vit burg ish-deputetin demokrat/ Salianji: Vendimi u mor nga një anëtar i Bandës së Lushnjes


  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kremlini: Nuk ka plane për një takim mes Putin dhe Trump

Kremlini: Nuk ka plane për një takim mes Putin dhe Trump