Gazpromi rus i paguan 2,9 miliardë dollarë Naftogazit ukrainas

Gazpromi rus i paguan 2,9 miliardë dollarë Naftogazit ukrainas

Kompania shtetërore ruse Gazprom dje i ka paguar kompensim për gazin natyror kompanisë shtetërore ukrainase Naftogaz në vlerë prej 2,9 miliardë dollarëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Naftogaz i Ukrainës ka konfirmuar se ka pranuar 2,918 miliardë dollarë kompensim nga Gazprom në përputhje me vendimit e vitit 2018 të Gjykatës së Arbitrazhit në Stokholm. Kështu, në total, bazuar në rezultatet e gjykatës për bartjen e gazit, Naftogaz ka pranuar 5 miliardë dollarë nga Gazprom", thuhet në kumtesën e Naftogaz.

Shuma e paguar nga Gazprom përfshinte pagesa të kompensimit të dakorduar, i cili ishte 2,56 miliardë dollarë, si dhe interesi i grumbulluar pas shpalljes së vendimit më 28 shkurt 2018.

"Naftogaz mirëpret njohjen e nevojës për të zbatuar vendimin e arbitrazhit të viteve 2017-2018 nga pala ruse dhe qëllimin e saj për të vazhduar transportimin e gazit në BE përmes Ukrainës. Palët vazhdojnë negociatat për kushtet e bashkëpunimit të mëtejshmë pasi kontrata aktuale me Gazprom skadon më 1 janar 2020", thonë nga Naftogaz

Në vitin 2014, Gazprom dhe Naftogaz shkuan në një gjykatë arbitrazhi në Stokholm për kontratën e bartjes së gazit, ku nga procesi gjyqësor u vendos në favor të kompanisë ukrainase.

Pas bisedimeve të tensionuara që zgjatën me muaj dhe para skadimit të afatit 10-vjeçar të kontratës për bartjen e gazit, dy vendet ish-sovjetike javën e kaluar nënshkruan një protokoll marrëveshje për vazhdimin e bartjes të gazit rus në Evropë përmes Ukrainës.

Më 20 dhjetor, Rusia dhe Ukraina arritën marrëveshje "në parim" për një kontratë të re të tranzitit të gazit, por zyrtarët thanë se negociatat për detajet do të vazhdojnë.

Pritet që dy kompanitë të nënshkruajnë marrëveshje 5-vjeçare para përfundimit të vitit 2019.

Raportet mes Rusisë dhe Ukrainës janë tensionuar që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës pas një referendumi të diskutueshëm.

Turqia, ngjashëm si Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e shohin këtë aneksim si ilegal.

Ukraina gjithashtu fajëson Kremlin për dhunën separatiste në Donbas, një rajon në Ukrainën lindore që kufizohet me Rusinë./ AA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr