Gazsjellësi, Kroacia kërkon t’i
bashkohet TAP, merr OK nga Greqia

Gazsjellësi, Kroacia kërkon t’i <br />bashkohet TAP, merr OK nga Greqia
ATHINE - Kroacia ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar projektit të gazsjellësit Trasn Adriatik (TAP), gjatë takimit që ministrja e jashtme kroate, Vesna Pusic ka zhvilluar në Zagreb, me homologun e saj grek, Dimitris Avramopulos.

“Kroacia do të duhet patjetër të jetë pjesë e grupit të vendeve që mbështesin realizimin e projektit TAP”, -tha Pusic pas takimit me zotin Avramopulos.

Avramopulos nga ana e tij, e garantoi homologen e tij për mbështetjen, “pse besojmë që pjesëmarrja juaj do të ndihmojë në gjithë sa ne dëshirojmë të arrijmë për rajonin tonë”.

“Kroacia sigurisht që interesohet shumë për këtë projekt dhe po bisedon me gjithë vendet pjesëmarrëse. Jam mirënjohëse dhe shumë e lumtur për mbështetjen greke (ndaj pjesëmarrjes kroate te TAP), pasi Greqia është një nga vendet kyçe në këtë projekt. Pa Greqinë, natyrisht, nuk mund të implementohet gazsjellësi i Adriatikut”, -theksoi ministrja e jashtme kroate.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, të vrasim, duhet shembull

DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, të vrasim, duhet shembull