AZERBAJXHAN- Në prag të marrjes së vendimit për përzgjedhjen e linjës që do të transmetojë në Europë gazin nga deti Kaspik, administrata e projektit “TransAdriatic Pipeline (TAP)” i ka dorëzuar këto ditë paketën e mbështetjes së vendimit Konsorciumit të “Shah Denizit” në Azerbajxhan.
Në të theksohet se linja e propozuar nga ky gazsjellës është zgjidhja më efikase për transportimin e gazit të “Shah Deniz II” për në Europë. Sipas paketës, TAP-i siguron një rrugë të drejtpërdrejtë nga kufiri greko-turk deri në Itali, pra është një zgjidhje “one-stop-shop” me gjurmën më të shkurtër.
Nga ana tjetër, TAP-i mundëson burime të shumëllojshme dhe të sigurta furnizimi, të cilat do të sjellin përfitime për vendet e Europës Juglindore, dhe gjithashtu krijon mundësi të reja në Ballkanin Perëndimor, në përputhje me politikën energjetike të BE-së.
Gazsjellësi ndjek një gjurmë të mirëplanifikuar tokësore dhe detare, të projektuar për të minimizuar rrezikun dhe ndikimin e projektit mbi mjedisin dhe komunitetet vendore.
TAP-it është i përbërë nga kompani drejtuese në botë në energji, përfshirë E.ON dhe Statoil, të cilat kanë treguar aftësitë e tyre në sigurimin e projekteve madhore të infrastrukturës energjetike, shtohet në dokument, ku theksohet se për të arritur deri këtu, ekipi i TAP-it është takuar me rreth 4 000 palë interesi dhe ka studiuar më shumë se 10000 km terren në katër vitet e shkuara.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com