Sips saj, edhe francezja French Total do të marrë 10 për qind të tjera të aksioneve të projektit. Agjencia u referohet deklaratave të presidentit të SOCAR-it, Rovnag Abdullayev, të bëra të mërkurën. Ai theksoi se të gjitha dokumentat përkatëse do të nënshkruhen brenda dy muajve të ardhshme. TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në tregjet më tërheqëse të Evropës.
Me një gjatësi përafërsisht prej 870 km, TAP do të ndërlidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit greko-turk në Kipi, do të përshkojë Greqinë dhe Shqipërinë, si dhe Detin Adriatik duke dalë përsëri në tokë në jug të Italisë. Korridori i TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, etj.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)