Projekti i gazsjellësit TAP ka marrë gjatë kësaj të premteje lejen mjedisore nga qeveria italiane dhe ajo greke, e cila është firmosur nga ministri italian i Mjedisit, Gianluca Galletti dhe ai grek Janis manjatis. Duke firmosur lejen mjedisore për pjesën italiane të tubacionit, përfundon një tjetër piketë e madhe për projektin.
Miratimi i kësaj leje vjen pas diskutimeve me komunitetet lokale, konsultimet publike dhe me autoritetet kombëtare dhe rajonale të përfshira në proces.
Raporti përfundimtar është në përputhje të plotë me legjislacionin italian dhe atë të BE-së, dhe në përputhje me kërkesat ndërkombëtare të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare.
Ndërsa në dokumentin e nënshkruar mes kompanisë dhe Greqisë, parashikohen edhe dispozita të veçanta, të cilat kanë të bëjnë me ruajtjen e zonave antike. Po kështu shteti grek ka vene si kusht që Kompania e TAP të firmosë kontratë me agjencitë rajonale arkeologjike, ku parashikohet ndërprerja e punimeve në rast se gjatë gërmimeve do të vërehen elementë arkeologjikë. Ato do të rifillojnë në një moment të dytë, deri kur arkeologet të vlerësojnë faktet e gjetura.
TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në tregjet më tërheqëse të Europës. Korridori i TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Europës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, etj.
Dalja e TAP-it në Itali, tregu i tretë për nga madhësia në Europë, siguron shumë mundësi të mëtejshme për transportimin e gazit natyror nga rajoni Kaspik në disa nga tregjet më të mëdha europiane si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.
Tubacioni do të ketë një kapacitet fillestar prej 10 miliardë metra kub në vit. Projekti TAP kalon në 3 qarqe në Shqipëri, 38 bashki e komuna nga Korça, Berati në Fier dhe mund të punësojë mbi 20 mijë punëtorë e specialistë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO