Gazzeta dello Sport lavde De Biasit 
"Do provojmë të çudisim në Francë"  

Gazzeta dello Sport lavde De Biasit <br />"Do provojmë të çudisim në Francë"  
Meidat e huaja vazhdojne ti bejne jehone kualifikimit historic te Shqiperise ne Euro 2016 dhe trajerit Italian, Gianni de Biasi. Gazzeta dello Sport e hap shkrimin e saj me titullin “De Biasi: Do te provojme te cudisim serish”. E perditshmja italiane nenvizon se pritet si hero ne Tirane pas kualifikimit ne euro 2016 dhe thekson se kryeministri Edi Rama e vlereson kete arritje si “nje gezim te papershkrueshem” por premton “dhe ne France do te kenaqemi”.

Ajo vlereson se pasi ka cuar Shqiperine ne France tashme emri i De Biasit mund ti akordohet Stadiumit te Tiranes, apo edhe nje sheshi. Shkrimi fokusohet edhe tek mbeshtetja qe vete kryeministri Edi Rama I ka dhene trajnerit, por edhe tek vleresimet nga vete italianet. Gazzeta dello Sport citon ish-trajnerin Marcello Lipi, qe deklaron se “De Biasi realizoi nje arritje te jashtezakonshme, te cilen askush nuk e mendonte te mundur. Nuk ke cfare o ben, trajneret italiane kane dicka me shume se te tjeret”. 

Si ju lindi idea te trajnoni Shqiperine?
“Permes nje Tramite un avokati shqiptar qe jeton ne Itali. Dhe te mendosh qe as nuk doja te takoja drejtuesit e Federates: sapo kisha mbyllur keq eksperiencen tek Udineze dhe kerkoja nje hakmarrje te ndryshme ne Serine A. Pastaj e kuptova qe per te bere nje lloj pune ne futboll duhet te jesh ne qender te projektit dhe shpesh ne Itali trajneri nuk eshte. Me pas filloi aventuara ime ne Tirane”.
Ju perserisni shpesh “un jam shqiptar”…
“Eshte e vertete. Nuk eshte vetem nje ceshtje pashaporte. Ne sheshe ne keto momente ndodh dicka e cmendur, e veshtire per tu shpjeguar. Eshte flamuri I nje populli, qe shkon pertej kufirit sepse shqiptaret jane kudo me entuziazmin e tyre dhe dashurine per vendin”
Ne kohe me efekte speciale, De Biasi ndoshta ben pjese ne kategorine “Njeri normal” apo jo?
“Ne te vertete, perpiqem gjithmone te punoj ne fshehtesi me lojtaret e mi. Kerkoj ndjeshmerine e tyre per te nxjerre maksimumin, dua perfshirjen e tyre jo vetem nje pergjigje teknike”.
Cfare duhet te presim ne France nga Shqiperia juaj?
“Kualifikimi na jep shprese, na ben te kuptojme se endrrat mund te realizohen, nuk mbeten vetem objektiva. Jemi rritur shume, por nuk do te jete e lehte te vazhdojme ne nivele te tilla. Do te provojme serish”.
Keshtu nje dite do te kete nje stadium me emrin tuaj apo preferoni nje shesh?
“Mos bejme shaka, por na kane beret e ditur qe ne stadiumin e ri te Tiranes, kur te realizohet do te jete nje pllake me emrat tone, per te kujtuar arritjen e kesaj skuadre”.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë