Përpara ligjit thuhet se të gjithë janë të barabartë, por bizneset shqiptare vijojnë të sfidojnë hapur ligjet. Edhe pse tregu aktualisht ndodhet mes ‘krizës së mungesës së punonjësve’, sjellja e bizneseve nuk ndryshon, herë duke nëndeklaruar pagat e shpesh duke mos u paguar fare sigurimet.
Ndryshe nga sa e parashikon Ligji për sigurimin e detyrueshëm që punëdhënësi është përgjegjës për të paguar kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit, jo të gjithë e respektojnë. Shifrat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve tregojnë se vjet vlera e kontributeve të papaguara nga bizneset u rrit me afro 20 milionë euro në raport me vitin paraardhës.
Në total janë rreth 245 milionë euro kontribute që bizneset shqiptare nuk i kanë paguar nga 225 milionë që ishte vlera në fund të vitit 2023. Për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një të punësuar paguhen 27.9% të pagës bruto mujore. Afati ligjor për të kryer pagesat është brenda datës 20 të muajit ose pas përfundimit të çdo tremujori kalendarik, jo më vonë se datat: 20 Prill, 20 Korrik, 20 Tetor, 20 Janar.

Mungesa e sigurimeve përveç se i privon qytetarët nga shërbimet shëndetësore falas, nga ana tjetër edhe i varfëron të ardhmen qytetarëve, pasi ka ndikim direkt në vlerën e pensionit.
Për të përfituar pension duhet të kesh minimalisht 15 vite pune të siguruara, ndërsa për të marrë pagesën e plotë sot duhet të kesh 38 vite e 8 muaj punë, dhe do të rriten gradualisht deri në 40 vite punë brenda 2029-ës.
Për shkak të mungesës së pagesës së sigurimeve që automatikisht ul vitet e punës, sot mbi 50% e pensionistëve marrin pagesë të pjesshme. Dëmi tjetër po ju vjen nga nëndeklarimi i pagave, që ka sjellë më pak sigurime të paguara për punonjësit dhe për pasojë pension më të ulët në të ardhmen.
Kjo situatë me mosdeklarimin e sigurimeve vjen në një kohë kur tetorin e kaluar nisi një fushatë anti informalitet, ku u identifikuan mbi 143 mijë punonjës me paga të nëndeklaruara nga bizneset nga industria përpunuese e deri tek mediat, ndërsa kontrollet vijojnë edhe këtë vit të përqendruara në turizëm, ndërtim e tregti.
K.T./r.k./Shqiptarja.comKomente


Është problem wl zgjidhet kollaj Cdo bisnes me detyrim tl pagujë rrogat vetëm në mënyrw bankare Cdo bisnes të detrohef me deklaru rrogat nëpërmjet programeve të rrogave. Nesë pagesa dhe deklariki nuk përputhen atherë zbulohet kollaj
Përgjigjunuk e ka keq populli qe i fut leket ne xhepin e vet. pse tja jape qeverise qe i vjedh gjithsesi e tallet me pensionet. nuk keni pare gje akoma, lere AI e rames qe do beje thagmen. vjedhin dhe ata qe zbatojne ligjin se leku eshte me i ngrohte ne xhepin e tyre se sa ne buxhetin e shtetit dhe ne xhepin e atij qe eshte ne qeveri pastaj.
PërgjigjuPer aq kohe sa ligjet nuk do te zbatohen ky evazion do te vazhdoj.A ka shteti masa ndeshkuese?Pse nuk zbatohen?
Përgjigju