Unë e kuptoj makthin e madh që i ka përfshirë të gjithë kundërshtarët e Edi Ramës nga që janë të bindur se nuk e mundin dot me zgjedhje, unë e kuptoj krizën e thellë në të cilën është zhytur opozita e vjetër shqiptare që u shfaqet shqiptarëve me emrat më të stërkonsumuar në gjithë këta vjet.
Më është krijuar bindja se aleatët më të mëdhenj të Edi Ramës janë Petrit Vasili, Lefter Maliqi, Sali B erisha, Ilir Meta e gjithë media që merret ditë e natë me Edi Ramën duke ndërtuar një ligjërim të neveritshëm për veshët e shqiptarëve normalë dhe duke artikuluar të qena e të paqena, duke vjellë përditë e përnatë jo vrer por dhallë nga ajo që Sazan Guri thotë ta fusim në pasuritë kulturore të UNIESKO-s.
Me këtë ligjërim banal, qesharak, me këta përfaqësues opozitarë pa asnjë vizion, të lodhur e të vjetër, me politikanë të PD-së që imitojnë Liulëzim Bashën dhe i ngrejnë në qiell bëmat e tij, Edi Rama nuk ka nevojë për aleatë, ata janë të gjithë në kampin e kundërt dhe vetëm t’i lësh të flasin, t’u mundësosh të dalin jo një po dy e tre herë nëpër tv dhe shqiptarët jo vetëm që do të mbyllin veshët, por do t’i dëgjojnë vetëm në ato raste kur « Portokallia » apo « Al Pazar » nuk do të jenë në transmetim.
Pra, të gjitha këto unë i mirëkuptoj, por nuk mund ta marrë vesh Genc Pollon, njeriun që në 30 vjet karrierë politike jo vetëm që nuk krijoi një profil të respektuar, por e zvogëloi figurën e tij dhe erdhi e u bë gjithnjë e më shumë si një nëpunës pa personalitet nga ata që në kohën e Partisë së Punës punonin në sektorin e Statutit.
Nuk e kam harruar Tritan Shehun që të folurit e di si një akt që mjafton të derdhësh nga goja një grumbuj zanoresh e bashkëtingëlloresh dhe pas kësaj ajo mund të quhet prononcim, denoncim dhe thyerje hundësh e Edi Ramës. Edhe Tritanin e mirëkuptoj, por e kam të vështirë të kuptoj Genc Pollon që çohet e thotë se Edi Rama nuk i ka kredencialet që të jetë ndërmjetësues në zgjidhjen e krizës në Bjellorusi. Ky prononcim i Genc Pollos sot në një tv privat ku nuk la gjë pa thënë për Edi Ramën, është deklarata më pavlerë, më antishqiptare dhe më e pështira që mund të bëjë një politikan. Pse ?
Edi Rama nuk është zgjedhur në postin e kryesuesit të OSBE-së si person privat, është zgjedhur si kryeministër i Shqipërisë dhe në krye të atij dikasteri ai është një krenari për cilindo shqiptar të majtë apo të djathtë. Shqiptarët e mbajnë me rrogë Genc Pollon, këtë parazit politik, si shumë të tjerë në këta 30 vjet, veç të tjerash, që të lartësojnë edhe dinjitetin e Shqipërisë.
Nuk e paguajnë këtë parazit dhe mjaft të tjerë që humbjet e tyre, degradimin e tyre mendor e politik ta paraqesin si dramë të Shqipërisë. Nga kjo klasë politike e vjetër, e degraduar, nga politikanë si Genc Pollo që u nda nga Sali Berisha kur u ftillua nga të huajt se çfarë përfaqësonte ai politikan dhe u kthye në prehrin e tij kur bëri për vete devizën se në Shqipëri politika është të bësh para, ne nuk presim që të çojnë përpara punët në këtë vend, por nuk mund të durojmë që këta parazitë politikë të bëjnë tregti edhe me emrin e Shqipërisë.
Edi Rama ka të gjithë defektet e politikanit të tranzicionit shqiptar, por, siç e kam thënë në të gjitha shkrimet e mia, ai është padyshim politikani më dinjitoz i këtij tranzicioni të stërzgjatur dhe me të mund mbyllet ky cikël. Në politikën e jashtme ai ka qenë më rezultativi nga të gjithë.
Ndërsa në krye të OSBE-së ai përfaqëson me dinjitet Shqipërinë dhe jo PS-në. Vetëm kaq duhet të mendojnë parazitët politikë si Genc Pollo që të dinë si të shprehen kur i pyesin për rolin e Edi Ramës në zgjidhjen e krizës në Bjellorusi. Në politikën moderne ekziston fair play dhe Genc Pollo, por dhe opozita në tërësi do të fitonte pikë dhe do të paraqitej si një organizëm dinjitoz politik nëse do të kishte bërë një deklaratë që ta mbështeste rolin e Shqipërisë në këtë mision.
Kështu, ne, të gjithë, do të shihnim se politikanët tanë, të paktën vetëm njëherë, mendojnë për Shqipërinë për dinjitetin e saj më parë se për parazitizmin e tyre. Një sjellje e këtillë është karaktersitikë për kombet e mëdha dhe shtetet seriozë. Mirëpo, ne, duke pjellë në çdo cikël politikanë si Genc Pollo, po tregojmë se jemi komb i vogël dhe shtet jo serioz. Ndaj kam thënë që në fillim se me prononcimin e sotëm Genc Pollo nuk fyu Edi Ramën, përkundrazi e bëri atë që të fitojë pikë, me fjalë të tjera, i uroi mandatin e tretë.
O ylli o piece of shit keshtu i thone ne English.O kellysh i Edi Rames the George Soros sa para ke marre per te tradhtuar shqiptaret tek vrasesit e njerezimit?.Po kush je ti dhe ai bythqim Brekushja Edi Rama per te nderhyre tek punet e bredshme te Bjellorusise.Po hiqni dore nga polika e jashte dhe e brendshme se do tju qihet nana o shkerdhate.Shqiptaret gjithmone kane pas tradhtare te kombit qysh ne kohen e turqise dhe ti dhe sultan brekushi Edi Rama jeni nje nder to.Ptuuu te qifsha tane robt e shpise se populli do tju shkeli me kembe shume shpejt te gjithe tradhtaret.
PërgjigjuKur lexoj komentet, nuk e di pse me duket si spiune i dekonspiruar ky kuqo!
PërgjigjuGenc Pollo funderrina me e madhe e Shqiperise, babai I tij e shkroj historine sipas legjendave greke, filo grek, pastaj ky vemja I biri, e derguan jashte per te studiuar dhe se perfundoj shkollen se nuk ishte I after, tani merr rroge nga lobi grek, e Sali Berisha çfare na bere qe I afrove keto vemje ne politike, a paguafshi tek femijet dhe niperit tuaj, Ishalla
PërgjigjuQe z ambasadore e kishte mire per rrotacion pikes i ra po te sjellesh ne pushtet kuqos thuthuqit atij qe ka shqiponje ne kraheror eshte vrasje per kete popull.. Me mir mos kemi njeri siper se keta horra
PërgjigjuFiks. Ske len gje te shtoi dhe un dicka Agjenti kuqo te ri rehat dhe te hahe na 1 tase supe.
Përgjigju