Genci Fuga sjell regjinë e
parë në Teatrin Kombëta
Shfaqet këtë fundjavë monodrama "Dhimbje" me regji të genci Fugës, skenar dhe aktrim të Dorina DIngës. Fati është shakatori më i madh, kjo është dhe pikënisja e rrëfimit të monodramës; një vajze që mund të jetë secili apo secila nga ne. Ajo ballafaqohet me destinin e saj mes lotësh e të qeshurash.
TIRANE- Fati është shakatori më i madh, kjo është dhe pikënisja e rrëfimit të monodramës; një vajze që mund të jetë secili apo secila nga ne. Ajo ballafaqohet me destinin e saj mes lotësh e të qeshurash. Dashurinë e përditshme falna zot! Se të tjerat janë të falura. Me titullin “Dhimbje”, Teatri Kombëtar ngjit nw skenw dramën, e cila lidhet drejtpërdrejt me jetën dhe botën e brendshme të të rinjve sot. Pjesa ka në skenë vetëm një aktore të re, që është njëkohësisht edhe skenariste, Dorina Dingën.
Aktorja luan një monodramë mbi gjendjen e pështjelluar shpirtërore të një të reje në realitetin e përditshëm shqiptar. “Dhimbje” u ngjit mbrëmë në skenë dhe do të shfaqet edhe sot ditën e shtunë në Teatrin Kombëtar, ora 20:00. Regjia është e Genc Fugës, i cili për herë të parë ngjit një regji në Teatrin Kombëtar. Asistent-regjisor wshtw Klodoaldo Lamçaj dhe skenografe Rudina Goxhaj. “Pjesa vjen me mesazhe të forta për shoqërinë”, sipas regjisorit Fuga. Ai mendon se “kjo shfaqje mbase është mesazhi më i mirë sesi të kurohen plagët që ka shoqëria”.
Drama është konceptuar përmes dukurisë së dyzimit të vetvetes. Dyzimi shkakton dhimbje dhe kjo zakonisht pason me të tjera fatkeqësi. Një rol i vështirë për t’u luajtur, edhe pse dhimbjen e ndeshim rëndom në realitet. Vështirësia qëndron tek zbulimi i elementëve të spikatur dhe që duhet të përçojnë mesazhe të forta filozofike; si të jetosh përtej dhimbjes. Aktorja e re 23-vjeçare Dorina Dinga ndihet energjike në zotërimin e rolit të një vajze me gjendje të luhatshme shpirtërore, pas një fatkeqësie familjare që përjeton personazhi.
Megjithatë ajo ndihet e gatshme që të zotërojë të gjitha situatat psikologjike, duke u ndjerë e lidhur me skenarin e saj. “Kemi një 23-vjeçare në skenë, e cila zbulon se dashuria nuk mund të maturohet si një llogari bankare, nuk duhet ruajtur si një llogari e tillë dhe nuk ka vlerën e kësaj llogarie. Ajo ka një vlerë universale, ka një magji në vetvete. Sa më shumë ta përdorësh, aq më shumë gjenerohet. E vetmja gjë që gjeneron dashurinë është vetë dashuria”, shprehet regjisori Genc Fuga për konceptin mesazhor të dramës.
Aktori Genc Fuga aktualisht është profesor i asociuar në degën e Regjisë. Kjo i ka dhënë mundësi të eksperimentojë mjaft me aktorët e rinj. Ndërkohë ngjitja në skenën e Tetarit Kombëtar për të është një sprovë emocionuese. “Falënderoj Teatrin Kombëtar që hapi dyert për këtë shfaqje. Brenda natyrës sime, dedikimi për profesionin është i njëjtë edhe si aktor edhe si regjisor. Në këtë moment energjia më është kursyer më tepër, por kam idenë që është kompensuar në transmetimin e energjisë. Unë vetë mund të mos kem vrapuar në skenë, por energjia që më është dashur të transmetoj është e njëjta”, shprehet Fuga për këtë moment të veçantë të karrierës së tij në Teatrin Kombëtar. Monodrama “Dhimbje” jepet këtë fundjavë, të shtunën dhe të dielën në Teatrin Kombëtar.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4239
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15