Australia e Jugut prej ditësh është futur në një izolim të dytë dhe e gjitha kjo për shkak të një gënjeshtre.
Shkaktar i problemit duket të jetë një punonjës picerie, i cili nuk tregoi të vërtetën se kishte punuar atje me turne, por tha se thjesht kishte shkuar të blinte një picë. Personi ishte i prekur nga Covid-19 dhe nga pretendimet e tij se kishte qëndruar shumë pak kohë në dyqan, autoritetet supozuan se virusi të kishte qenë tmerrësisht infektues.
Kryeministri i Australisë Jugore, Steven Marshall njoftoi se pasi u zbulua e vërteta, bllokimi i rreptë gjashtë ditor i rajonit do të hiqej më herët nga sa pritej, sepse virusi rezultoi të mos ishte aq ngjitës sa u mendua fillimisht.
Australia është mbështetur te karantinat masive, testimet në shkallë të gjerë dhe një gjurmim agresiv i kontakteve për të luftuar përhapjen e pandemisë, gjë e cila ka çuar në shkallë të madhe suksesi duke i çuar rastet pothuajse në zero.