Gënjeshtrat 'gjermane' të Lulzim Bashës

Gënjeshtrat 'gjermane' të Lulzim Bashës

Dje në mesnatë, pasi mbaroi së hedhuri kapsolla e fishekjzarrë mbi policët, dhe pasi caktoi datën e protestës tjetër, Lulzim Basha u nis për në Rinas. Kishte mbledhur një rreth njerëzish të besuar të tij dhe për t’i qetësuar që qëllimi u arrit, i ka “informuar” se po ikën në Gjermani, pasi kancelarja Merkel po përgatit marrëveshjen me Edi Ramën.

Pastaj ata si të besuar që nuk do t’ia tregojnë askujt, ja përcollën rrethit të tyre të besuar, e kështu vala e “misionit gjerman” të Luzlim Bashës filloi të kthehet në “shpresë”.

Po përse i duhen gënjeshtrat me gjermanë, partizanit revolucionar Lulzim Basha?

Në izolimin më të egër ndërkombëtar që ka pasur ndonjëherë opozita në Shqipëri, Lulzim Basha si për çdo gjë që gënjen veten, dhe këtë radhë e ka gjetur zgjidhjen.

I ka nja katër lobistë gjermanë që i mban me kontrata informale, të cilët praktikisht janë kthyer në një redaksi lajmesh banale që prodhojnë lajme të rreme jo vetëm për Shqipërinë, por sidomos për opozitën, duke e mbajtur me shpresa të kota.

Njërin që e mban në Tiranë quhet Martin Henze, dhe herë e paraqesin si këshilltar të Merkelit, herë si këshilltar ekonomik të CDU, dhe asnjëherë në punën e  vërtetë që bën, si lobist i PD. Ai ka një Tuitter me nja 400 ndjekës, dhe poston foto nga luftërat në botë dhe në rajon, në Kosovë, dhe gjithkund tjetër ku ka pamje dramatike shkatërrimesh, fëmijë të mbetur pa prindër, njerëz që përdhunohen dhe ua vë diçiturën “Shqipëria sot”.  Pastaj e shoqëron me një foto optimiste të Lulzim Bashës.

Disa të tjerë, që kanë dhe funksione politike vërtet në CDU, bëjnë sikur janë angazhuar për një marrëveshje për shtyrje zgjedhjesh apo takime të Bashës në Gjermani.

Mjaftoi një deputet tjetër i CDU t’i përgënjeshtronte të gjitha këto dhe të merrej vesh qartë, se flitet thjesht për një grup lobistësh të Lulzim Bashës, të vetmit që i kanë mbetur si punëtorë me mëditje në këto kohë të vështira për të.

Por dhe ata duket se e kanë të vështirë punën që kanë marrë përsipër, ngaqë ata shpesh besojnë dhe gënjeshtrat e Bashës, dhe kështu, duke mbrotjur gënjeshtrat e tij, e dëmtojnë më keq.

Rasti më tipik ishte ai i deputetit  gjerman të CDU/CSU, Johann David Ëadephul, një mik i këtij lobistit në Tiranë Martin Henze, i cili pati dhe një intervistë të ashpër shumë pretencioze, ku thoshte se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kusht, ndaj nuk e meriton integrimin. Dhe e ishte fjalën se Shqipëria nuk ka ngritur SPAK, nuk ka përfunduar Vetingun dhe nuk ka ngritur Gjykatën Kushtetuese.  Kjo deklaratë realisht për Berishën dhe Bashën, është më e keqe se deklaratat e atyre që e sulmojnë opozitën.

Kjo ndodh se zoti Ëadephul, duke besuar gënjeshtrat e Bashës, praktikisht ka deklaruar atë që Basha dhe Berisha nuk duan dhe arsyen për të cilën ata po hyjnë në luftë.

Po t’ia kërkojë një zyrtar i PD atë që ka kërkuar zoti Ëadephul, me siguri e përjashtojnë nga PD.

Pra dhe në këtë pikëpamje, dhe partizani më i zjarrtë i Bashës e Berishës, duke mos ditur hallin real të tyre, në fakt u bën gropën me mbrojtjen që u bën.

Kjo, sepse Lulzim Basha është si ata të pandehurit, që në vend të gënjejnë gjyktën, gënjejnë avokatin, dhe avokati mendon se vërtet ai do SPAK dhe Vetingun, dhe këkron me forcë atë që Basha lufton me forcë.

Por le të ngelemi tek gënjeshtrat gjermane të Bashës. Udhëtimi i tij në Gjermani për të takuar lobistët e vet, është thjesht një mënyrë për t’i shtyrë gënjeshtrat deri më 30 qershor.

Thashethemet e tij se do ketë marrëveshje e do shtyhen zgjedhjet, janë një mënyrë që ta kalojnë dhe këto katër javë, duke ëndërruar marrëveshje e duke hedhur molotov. Pastaj të bëhet ç’të bëhet.

Një opozitë që ka qartazi kundër gjithë faktorin perëndimor, që nga Bashkimi Eeropian, deri në SHBA, që ka kundër çdo ambasador të Perëndimit në Shqipëri, që ka kundër shefin e NATO dhe çdo kryeministër të Perëndimit, bëhet qesharake kur shpall si opsion, përçarjen e Perëndimit me disa lobistë.

Milosheviçi s’ja arriti dot duke pasur dhe kryeministra me vete, dhe jo disa lobistë.

Kështu kishte më ‘97 Berisha më shumë se Basha, dhe pa lekë fare. Ishte Grosruk në Austri, i cili akoma është gati ta bëjë, ishte Leni Fisher në Gjermani, biles kishte dhe James Trafikantin në SHBA (këtë ja arrestuan më vonë), por thjesht bëhej qeshark, pa paguar ndonjë lekë. Qesharak duke paguar para, vetëm Lulzim Basha mund të bëhet. Duke gënjeyer veten dhe të vetët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!