Gënjeu për të shkuarën dhe u pezulluar/ Shtyhet seanca për gjyqtarin e KPA-së...dorëzoi raport mjekësor 15-ditor

Gënjeu për të shkuarën dhe u pezulluar/ Shtyhet seanca për gjyqtarin e KPA-së...dorëzoi raport mjekësor 15-ditor

Luan Daci

TIRANË- Gjykata Speciale ka vendosur të shtyjë seancën për gjyqtarin e KPA-së, Luan Daci i cili është pezulluar nga puna për fshehje të së shkuarës, ndaj të cilit SPAK ka nisur hetimet. Gazetari i Report Tv, Merin Maçi raporton se shkak për shtyrjen e seancës është mungesa e Dacit, ku mësohet se ai ka dorëzuar një raport mjekësor 15-ditor. Seanca e radhës do të mbahet ditën e diel, ku Daci duhet të paraqitet patjetër, pasiu në të kundërtën bën dot ankimim.  

Po si është historia e Luan Dacit?  Luan Daci, gjyqtar në shkallën e fundit të vettingut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u pezullua dhe është marrë në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion pasi ka fshehur të kaluarën e tij duke gënjyer për një shkarkim nga detyra si i paaftë në vitin 1997. SPAK tashmë e akuzon për falsifikim të dokumenteve Dacin, i cili në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së e fshehu këtë fakt, që kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Lidhur me këtë çështje, ambasadorja e SHBA-së  Yuri Kim është takuar me anëtarët e KPA-së.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK