Mesazhi i fortë i Yuri Kim për politikën: Jo më pazare e lojëra me 'Drejtësinë' dhe 'Zgjedhoren'! Pa këto 2 reforma, s'ka BE

TIRANË- E qartë dhe e prerë ka qenë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim në mesazhin e saj drejtuar politikës, për dy reformat më të rëndësishme, atë në drejtësi dhe zgjedhoren. "Mjaft më me pazare dhe lojëra me drejtësinë dhe zgjedhore'. Pa to s'ka BE', tha Kim duke i dhënë një shuplakë të fortë politikës. Pyetjes së gazetari të Report Tv, Arsen Rusta se "kush po e luan lojën", ambasadorja e SHBA-së nuk i dha një përgjigje me emra konkret.

"Mesazhi më është shumë i qartë. SHBA do të njëjtën gjë që populli shqiptar do. Duam që Shqipëria të jetë një aleate e fortë dhe i aftë i SHBA dhe duam që të jeni pjesë e familjes Europiane. Nuk mund ta keni atë pa një reformë Zgjedhore dhe pa një reformë në Drejtësi. Këto të dyja nuk janë për të bërë pazar. Janë domosdoshmëri, ka ardhur koha të reshtuni së bëri pazare, është koha të bëhet reforma në drejtësi dhe zgjedhore sikurse drejtuesit kanë premtuar popullit shqiptar", tha Kim. 

Këto deklarata vijnë pas kërkesës së presidenti Ilir Meta që i ka bërë opozitës parlamentare për tëkërkuar Këshill Politik për ndryshime të reformës në Drejtësi, gjë që nuk lejohen nga ambasadorja Yuri Kim, duke e thënë hapur se pa këto 2 reforma s'ka aleancë me SHBA, por mbi të gjitha as integrim në Bashkimin Europian. Reforma në Drejtësi është rikthyer sërish në skenën politike, e cila ka sjellë edhe lëvizjen e ndërkombëtareve. Brendia një harku kohor prej një jave, Kim ka zhvilluar një sërë takimesh më kryeministrin Edi Rama, në presidencë, por jo me kreun e shtetit Ilir Meta, e ndërsa ka paralajmëruar takim edhe me kryedemokratin Lulzim Basha. reagimi i parë që hodhi sinjale për pazare në Reformën në drejtësi nga ambasadorja u bë ditën e djeshme. "Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë" deklaroi dje Kim. Në mbështetje të saj, dolir edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca

"Ferri është bosh, djalli është këtu", iu përgjigj Rama deklaratës të ambasadores së SHBA-së, duke i çuar një mesazh presidenti Ilir Meta. Nga ana tjetër, kryedemokrati Basha u shpreh se për çdo ndryshim të kësaj reforme nga ky parlament do të jetë ilegjitim dhe nuk do të pranohet nga opozita jashtëparlamentare, por lë të kuptohet se nuk është kundër ndryshimeve që mund të vendosen jashtë parlamentit mes forcave politike.

Këto deklarata të forta, Kim i dha para takimit me anëtarët e Kolegjit të Posaçëm së Apelimit, takim shumë i rëndësishëm i cili vjen pas pezullimit nga detyra dhe nisjes së hetimeve nga SPAK për gjyqtarin Luan Daci, i cili rezultoi se kishte fshehur të shkuarën.

 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/05/2020 00:55

    /KONJAK/,zgjedhjet nuk ishin nje-partiake sepse PD,PR,etj I braktisen vete zgjedhjet,nuk iu vuri kush koburen ne koke qe ti linin me detyrim,dhe vec kesaj ,kishte plot parti te tjera ne fleten e votimit nuk ishte vetem PS.

    Përgjigju
  • Yll: 22/05/2020 21:19

    Do zoti nuk na braktisin tani ne mes te rruges SHBA per perfundimin e reformes ne drejtesi, se po na lane be doren e politikes na mori lumi ne si popull

    Përgjigju
  • AndonLar: 22/05/2020 20:30

    Zonjë çeliku! Por nuk është e mjaftueshme: Policia dhe Prokurorët hapin dosjet e vrasjeve të biznesmenëve që nga viti 2003. Ato dosje u rrëmbyen me para!

    Përgjigju
  • Leka: 22/05/2020 14:47

    Ja u mblodhi ja berri rrip fare!!! Grua burrneshe!! Bravo dhe te falte zoti, per te gjithe shqiptaret e varfer qe vuajne per buke, per ata qe kane lene atdheun per nje jete me te mire, per te rinjte qe po behen te gjithe seksera dhe servila pa bythe, te Ramos e te Lulit!!

    Përgjigju
  • Konjak: 22/05/2020 14:30

    Zonja Kim thotse ,Reforma ne drejtesi eshte e dhimshme , e ngadalte , jo prefekte por eshte e nevojshme , po ben perparim , duhet te vazhdoj .Ja pra me deklarata te ketij lloi , jemi te tejngopur . Me keto lloj deklaratash , ushqeheshim per dite nga regjimi komunist , i cili fshihte paaftesin e tij , dhe mashtronte popullin duke kerkuar te bindej se , armiqt e shumte te popullit , te brendshem e te jashtem ishin shkaketari i shkaterrimit te ekonomise , dhe varferise se tej skajshme . Perseri me te tilla brrockulla dote vazhdojme .Per reformen ne drejtesi , ka nje plan te detajuar , te mbeshtetur mbi ide te sakta e te mir studiuar , sigurisht , ka edhe nje pergjegjes kopetent , i cili duhet te mbaje pergjegjesi , per realizimet e mos realizimet .A mendoni se zgjidhet problemi i mosrealizimeve me deklaraten tuaj se , plangprishesve do tu pritet udhetimi per ne SHBA-te . Ju thoni se do te na pengoni per te futur ne BE nese s'heshtim per msngesite ne reforme , dhe zgjedhie . Po ne beme zgjedhie nje partiake -ne demokraci- dhe ju dhe te tjeret si ju , i miratuat , si te ishin me parametra te shkelqiera . Eshte e domosdoshme qe , aktoret e huaj dhe aktoret shqipetar -nese jane te till- , te bashkpunojne per mbarvajtje . Nese do te beni si ngjer me sot , -- do vazhdoni te fajsoni popullin-- , si i pa denj per ne perparim ,dhe dote c'faqesoni njeri-tjeterin , se bete c'mundet , por s'mund te punohet , me nje popull qe s'mirrej vesh , apo parti pa ideologji dhe forme te caktuar .

    Përgjigju
  • MMu: 22/05/2020 12:44

    O nji mut jan si pozita opozita i mejr mileti

    Përgjigju
  • Nga jashte: 22/05/2020 11:51

    E kuptuat o pseudopolitikane? Me shkoqur se kaq nuk ka. Vetem po te fillonte te fliste me emra te pervetshem. Motra e Lus i paska koqet akoma me te medha.

    Përgjigju
  • Tasimi: 22/05/2020 11:16

    Me falni nje person normale po te fallcifikoj shko ne burg simas ligjit kurse ky qe esht prokuror keiminel nuk duhet te shkoj sepse shteti esht i till si ky. te gjith e din qe shumica e politikaneve ne shqiperia kan fallcifikuar dipllomat. Un e kam qit ne shitje shtepin vec nga keto horra kriminel qe na udhheqin do largohem nga ky shtet mafioz

    Përgjigju
  • zeni: 22/05/2020 10:44

    Duhet bere me e qarte pyetja, se nuk kuptohet, te thuhet pozites dhe opozites, apo dicka tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)