Gent Malko: Në forumet e larta të PD, të preferuarit e kryetarit 

Gent Malko: Në forumet e larta të PD, të preferuarit e kryetarit 

Gent Malko dhe Lulzim Basha

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Malko, u shpreh për Shqiptarja.com se mospranimi i propozimit për të vendosur të njëjtin kriter si për kryetarët dhe sekretarët e degëve, ashtu edhe për kandidatët për t’u bërë anëtarë forumeve të larta, prish sistemin e karrierës në PD.

Sipas tij, me rrëzimin e propozimit, në organet e larta të PD mund të futen njerëz që janë preferencë e kryetarit ose e lobimeve të caktuara brenda partisë. “Në bindjen time mospranimi i këtij propozimi bën që në organet e larta drejtuese të partisë siç është Kryesia Qendrore, të vijnë sërish individë, të cilët nuk vijnë nga sistemi i karrierës në parti, por që mund të jetë preferencë e kryetarit ose e lobimeve të caktuara brenda partisë. Në çdo rast kemi prishur sistemin e karrierës.

Ndërkohë, për individë, të cilët kanë kontribut në fusha të ndryshme dhe që duan të angazhohen politikisht, ekzistojnë hapësirat e nevojshme. Ata mund të jenë pjesë e departamenteve të Partisë Demokratike dhe e bordit të këshilltarëve, për të cilët nuk kërkohet ky kriter”, tha Malko.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike foli edhe një propozim tjetër, i cili nuk është marrë parasysh dhe që ka të bëjë me marrëveshjet për koalicionet. “Marrëveshjet e koalicioneve para apo pas zgjedhore, me parti të spektrit të majtë, të mos jetë më pjesë e vendimmarrjeve të Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar, por i Kuvendit Kombëtar, që është organi më i lartë vendimmarrjes. Duhet të jetë vetëm ky organe që mandaton lidershipin për të hyrë në negociata me kundërshtarët politikë për një marrëveshje dhe të jetë po ky organ që ratifikon marrëveshjet. Vetëm në këtë mënyrë nuk cenohet vullneti i elektoratit të djathtë dhe lidershipi i PD, në fund, është i legjitimuar në raport me vendimmarrjen që ka marrë”, u shpreh Malko. Edhe ky propozim nuk është marrë parasysh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille