‘5 janari në PD’, Malko: Groteske, i ka ardhur fundi partisë! Përmeti: Ato që ishin brenda selisë janë një meme e madhe! Kume: Berisha-Basha po i bëjnë gjëmën Shqipërisë

TIRANË- Partia Demokratike është kryefjalë e zhvillimeve politike në vend, ku ndonëse 5 janari iku pa shumë zhurmë, sytë janë nga 8 janari, protesta e thirrur nga Sali Berisha. Të ftuarit në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv të gazetarit Denis Minga janë të mendim se ajo që u prodhua sot në selinë blu, është një situatë groteske, sa për të qeshur aq edhe për të qarë.

Ish-anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Malko se tha ajo që pa sot në mesditë ishte një estradë, e ndërsa sipas tij mbyllja e dyerve të selisë tregon frikën e Lulzim Bashës.

“Groteske, për të qeshur e për të qarë se ka një pjesë të shqiptarëve që janë me opozitën, por po shohin estradë. Thotë Bardhi,  që po punojmë ne seli dhe e blinduam. Më vjen keq që merremi me këtë, tregon frikë. Basha ka frikë, fakti që e blindon tregon se ka frikë, tregon që është minorancë, ai është pakicë”, tha Malko.

Ai tregohet edhe më radikal duke thënë se kësaj partie i ka ardhur fundi.

“Është fundi i kësaj partie, i ka ikur pjesa më e madhe e PD”, theksoi ai.

I të njëjti mendim ka qenë edhe ish-deputeti Andi Përmeti, duke e cilësuar “një meme” mbylljen e dyerve të “kështjellës së demokratëve”.

“E shëmtuar se ata që janë brenda selisë janë  një meme e madhe, nuk ka ngelur njeri pa i tallur, ajo godinë nuk është blinduar në ’97 se ajo seli nuk ka pasur kurrë frikë, në dyer të asaj selie janë vrarë njerëz dhe nuk janë blinduar, për të ardhur keq se ku është katandisur ajo parti”, tha Përmeti.

Konstitucionalisti Kristaq Kume ka shkuar përtej luftës në emra të veçantë të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Kjo betejë mes dyshes, për Kumen “e keqja” po i bëhet vendit.

Shqipërisë po i bëhet një gjëme e madhe që ishalla nuk do të zgjasë gjatë. Po i bëhet gjëma demokracisë, institucioneve, të dy krahët po ia bëjnë gjëmën, ç’kuptim ka që është dikush i ulur në një sallë, dhe tjetri do të hyjë. Një shans që të ribëhet PD, por rruga dhe mjetet e përdorura nuk shpien këtu”, u shpreh Kume.

Sot, Komisioni i Rithemelimit të PD-së, pa Sali Berishën shkuan në selinë e PD për të liruar zyrën nga Lulzim Basha, por u përballën me dyer të mbyllura dhe nuk arritën që të futeshin as në korridor. Flamur Noka tha se PD-ja ishte bërë si burgu i Alkatrazit, e ndërsa nga ana tjetër në përgjigje të tij, numri 2 i partisë, Gazment Bardhi tha se selia është e hapur për demokratët dhe jo banat kriminele  Nga ana tjetër, Nën moton ‘Jo bunker i pengut, por shtëpia e demokratëve’, Sali Berisha ka thirrur në 8 janar një protestë me argumentin se duhet forcuar PD-ja. Basha ka qetësuar qytetarët se nuk do të ndodhë asgjë dhe se është i përgatitur për të gjitha skenaret. Se çfarë do të ndodhë mbetet për t’u parë... 

B.K./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po i bëjnë gjëmën Shqipërisë ???!!!!!!: 06/01/2022 07:53

    Ç’farë gjëme i vjen Shqiperisë nga kjo përplasje ??? Ç’e mirë i ka ardhur Shqipërisë nga mos përplasja , në SHQUP ! Kur nuk ka patur përplasje , intriga në këtë parti , sa grupe armiqësore kanë dalë , bile pa u krijuar mire ???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë