Për aq vite sa janë në skenë, dy nga këngëtaret e njohura Nora Istrefi dhe Genta Ismajli gjithmonë janë kritikuar për mënyrën e zgjedhjes të këngëve, huazimin e tyre nga hite të njohura nga mbarë bota dhe asnjëherë nuk janë lavdëruar për një krijim të bukur.

Megjithatë të gjitha këngët që ato i kanë realizuar janë shndërruar në hite falë sensutalitetit nëpër videoklipe dhe pamjeve të tyre vezulluese.

Ndoshta duhej të vinin ditët e fundvitit i 2012-tës që këto dy këngëtare të rikthehen fuqishëm, por jo me këngë ritmike, janë pikërisht dy balada që janë pëlqyer shumë nga fansat dhe janë komentuar nga ana vokale e tyre.

(xh.k/shqiptarja.com)