Genta Ismajli gjatë kohëve të fundit ka pasur shumë produktivitet në drejtim të karrierës së saj.

Por, megjithëse këngëtarja kishte me se të prezantohej në Video Fest, nuk ka marrë pjesë në garë.

Genta i mungoi edhe vjet Video Festit. Miqtë e saj janë shprehur për këngëtaren se ajo është e revoltuar pasi juria i ka të vendosur çmimet që do t’i shkojnë artistëve.

genta ismajli

Kënga e saj “Anuloje” ishte nominuar vetëm për çmimin “Videospoti më i mirë i zhanerit “Pop Folk”.

Gjatë këtyre ditëve këngëtarja ka qenë në një turne të suksesshëm në Australi dhe së shpejti do të kthehet për turnetë në Kosovë, Shqipëri e Ulqin.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com