Genta Ismajli: Jam zhgënjyer,
por tani jam e lumtu

Genta Ismajli: Jam zhgënjyer,<br />por tani jam e lumtu
Genta Ismajli këtë verë ka preferuar të rrijë larg mediave. Madje duket sikur nuk ndodh asgjë me jetën e saj, sidomos në sferën private.

As ajo vetë nuk dëshiron të flasë shumë së fundmi. Megjithatë në këtë intervistë të shkurtër Genta rrëfen prioritetet e saj të çastit dhe tregon se është e lumtur, edhe pse në karrierën e saj ka pasur shpesh edhe zhgënjime.

Genta si ka qenë kjo verë për ty?

Përshëndetje juve dhe lexuesve tuaj. Edhe kjo verë si të tjerat është e ngarkuar me punë dhe koncerte të ndryshme nëpër vende të ndryshme ku si gjithmonë kam publikun më të mirë dhe kalojmë shumë mirë.

Jeni rikthyer me një këngë ritmike edhe këtë herë “Si ty nuk ka”. Kujt ia dedikon këtë këngë?

Kënga i dedikohet padyshim fansave të mi “Nuk ka si ata”. Është një këngë ritmike e zhanrit “Pop-dance”, e punuar nga Adi Hila dhe jam shumë e kënaqur me prurjet e saj deri më tani.

Keni qenë disi e shkëputur nga kënga këto kohë, jo shumë klipe të reja, përse?

Realisht kam qenë shumë e lidhur me të. Në dhjetor kam publikuar këngën "E Kam provuar", e cila i kaloi pritjet dhe prej atëherë është punuar dhe në këngën e re që sapo u lançua.

genta ismajli

Në karrierën tuaj, kush apo çfarë ju ka zhgënjyer më shumë deri tani?

Zhgënjimet janë pjesë e karrierës dhe sigurisht që ka. Kam fatin që mos të kem shumë të tilla dhe nëse kam t’i tejkaloj në mënyrë tjetër se si kanë ardhur.

Si ka ndryshuar Genta gjatë gjithë kësaj kohe në skenë?

Ndryshimet janë në bazë të kohës dhe trendit. Gjithmonë iu përshtatem atyre.

Cilat kanë qenë eksperiencat më të bukura të gjysmës së parë të këtij viti?

Pa dyshim ka qenë pjesëmarrja në jurinë e “Gjeniu i Vogël 5”, aktivitetet në fushatë dhe shumë çka tjetër që kam punuar dhe realizuar atë kohë sa isha në Shqipëri.

Pjesëmarrja tek gjeniu, ta shtoi dëshirën për të pas fëmijë aq të talentuar?

Është dëshirë e çdo kujt.

A është e lumtur Genta me jetën që ka?

Jam e lumtur me gjithçka që më rrethon. Kënga është jeta ime dhe jeta ime është kënga.

Sakrifica më e madhe që ke bërë për muzikën?

Vetë muzika është sakrificë. Ka shumë elemente që të bëjnë të sakrifikosh dhe kam pasur rastin edhe të revolucionalizoj që ndoshta në ato momente është dukur e tepërt.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv

VIDEO/ I vihet zjarri selisë së Partisë Socialiste nga protestuesit e PD! Policia i shpëndan me gaz lotsjellës! Pamjet me dron të Report Tv