Genta Ismajli:“Jam në kërkim të mashkullit ideal”

Genta Ismajli:“Jam në kërkim të mashkullit ideal”
Është një nga këngëtaret më në zë dhe shpërthyese të skenës shqiptare. Energjia e këngëtares kosovare Genta Ismajli është një nga tiparet e saj më karakteristike. Simpatike dhe me linja gjithmonë të përkryera këngëtarja Ismajli vjen në një rrëfim për suplementin THASH&THEM, pas përfundimit të festave për 100-vjetorit të Pavarësisë. Ajo është shprehur se ka festuar së bashku me bashkëkombësit e saj në një koncert në Berlin dhe se është ndjerë mjaft krenare dhe e privilegjuar që ka mundur të festojë këtë jubilar të shtetit shqiptar. Ismajli do të vijë me një klip të ri për realizmin e të cilit është duke punuar aktualisht. Realizimi që do të sjellë së shpejti këngëtarja për publikun është balada me titull "E kam provuar".

Genta keni realizuar një foto mjaft patriotike të cilën e keni publikuar edhe në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, si e keni pritur këtë 100-vjetor dhe çfarë rëndësie merr ai për ju?

Personalisht ndihem krenare që jetoj në kohën e festimit të 100-vjetorit të shtetit shqiptar pasi kjo festohet vetëm njëherë në jetë. Foton e ka realizuar Veton Osmani dhe ia kam dedikuar 100-vjetorit të shtetit shqiptar me plot zemër dhe krenari.

Sa e keni ndjerë atmosferën atdhetare të fansave në këtë periudhë ?

Sinqerisht më vjen shumë mirë që jemi kaq atdhedashës siç kemi qenë gjithmonë dhe kjo u vërtetua edhe kësaj radhe.

Ç'mund të na thoni për koncertin e zhvilluar në sheshin "Nënë Tereza" më 28 nëntor, si e përjetuat si ishin marrëdhëniet me artistët e tjerë?

Unë isha në Belgjikë në mesin e bashkëkombësve në diasporë dhe nuk kam mundur ta shoh.

Jeni duke punuar mbi një këngë të re, një baladë me titull "E kam provuar" si po ecën realizimi i saj dhe kur do të vijë për publikun?

Kjo këngë së shpejti do të publikohet me videoklip, shpresoj t'iu pëlqej fansave të mi.

Genta keni pak kohë që jeni kthyer nga SHBA në Kosovë mund të na thoni diçka më shumë për kohën që kaluat atje?

Isha në pushime pas një sezoni të stërngarkuar por njëkohësisht kam punuar edhe për profesionin.

Keni qenë pjesë e koncerteve të ndryshme në këtë periudhë, duke përmendur këtu edhe një koncert në Gjenevë, ku ishit e ftuar së bashku me emra të njohur të muzikës shqiptare?

Po ishte manifestimi qendror i diasporës shqiptare dhe kemi kaluar shumë mirë.

Po përsa i përket projekteve muzikore si janë duke ecur ato?

Gjithçka është në rrugë të mirë dhe po ecën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sa e kënaqur jeni me arritjet e albumit tuaj të pestë "Guximi"?

Jam tejmase krenare për atë album është punuar në mënyrën më të mirë së bashku me njerëzit më të mirë.

Po sa i përket këngës "Ole Ole" çfarë mund të na thoni në lidhje me impaktin që ka patur tek publiku?

Kjo këngë është pritur mirë dhe për këtë më vjen mirë, ishte këngë verore në bashkëpunim me Dj Blunt dhe Real 1 dhe besoj se i jemi përshtatur të gjitha shtresave.

Sa i përket aktivitete të ndryshme si spektakleve në televizion apo edhe evente të tjera, sa e pranishme do të jetë Genta në Tiranë?

Gjithmonë ku jam ftuar kam marrë pjesë me kënaqësi dhe sigurisht do të marrë pjesë dhe në të ardhmen.

Do të kemi së shpejti ndonjë klip të ri tuajin tani së afërmi?

Po është ai i baladës "E kam provuar".

Ku do e shohim Gentën për festat e fundvitit do të keni aktivitete në Tiranë apo në Kosovë?

Nuk kemi vendosur ende po do të jem aty ku duhet besoj.

Kanë qarkulluar zëra për një ndërhyrje tuajën në buzë, sa i vërtetë është ky fakt?

Aspak.

Keni kryer ndonjë ndërhyrje të tillë?

Asnjëherë.

Ju jeni një ndër këngëtaret që kujdeset për pamjen si dhe për format trupore. Cili është "sekreti" juaj Genta duke qenë se jeni gjithnjë në formë?

Ju sugjeroj ta zbuloni vet (qesh).

Keni ndryshuar pamjen e flokëve tuaj, jeni bërë bionde përse vendosët të ndryshonit?

Sepse e ndryshoj shpesh pamjen e flokëve.

Po përsa i përket anës sentimentale ekziston një mashkull që ka arritur të fitojë zemrën e Gentës?

Ende jo.

Para pak kohësh morët pjesë në spektaklin e humorit 2Xl, si u ndjetë në skenë dhe sa komod ishin djemtë e apartamentit?

Ishin të mrekullueshëm si gjatë spektaklit ashtu dhe në prova si dhe mikpritja ishte fenomenale.

Me çfarë merret Genta në kohën e saj të lirë?

Zakonisht me palestër, libra, filma etj.

Kemi kohë që nuk iu shohim të merrni pjesë në festivale apo kompeticione të ndryshme muzikore, parashikoni një kthim të afërt në këto konkurse muzikore, pasi duhet thënë që gjithnjë keni qenë mjaft e suksesshme?

Nuk kam në plan diçka të tillë njëherë për njëherë.

Po përsa i përket stuhisë së klikimeve fallco , një temë që është diskutuar mjaft si në mediumet e shkruara ashtu edhe në ato elektronike, cili është mendimi juaj?

Mendoj se duhet t`ia lëmë publikut vlerësimin dhe jo të shtojmë klikime apo gjëra të tilla.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!