Genta këndon për Berishën, por jo për partitë në Kosovë
Këto oferta këngëtarja i ka refuzuar me pretekstin se momentalisht ndodhet në pushime dhe se me kthimin e saj do të prezantoj projektin për librin autobiografik. Dhe është çudi po të kemi parasysh se sa e angazhuar ishte këngëtarja në fushtaën e Partisë Demokratike në Shqipëri, në zgjedhjet e 23 qershorit.
Si duket këngëtarja e njohur, Genta Ismaili, nuk është e kënaqur me strukturat politike në Kosovë. Ajo është e irrituar nga politika, prandaj kjo e ka shtyrë që pikërisht në këtë periudhë të fushatave politike të shkoj në pushime jashtë vendit. Ajo nuk do të jetë pjesëmarrëse në asnjë fushatë të subjekteve politike.
Nga “Treja” kompani, e cila menaxhon këngëtaren është bërë e ditur se Genta gjatë kësaj periudhe ka marrë mjaft oferta nga disa parti politike për të qenë e angazhuar si këngëtare në fushata të ndryshme të tyre gjatë këtij muaji. Por këto oferta këngëtarja i ka refuzuar me pretekstin se momentalisht ndodhet në pushime dhe se me kthimin e saj do të prezantoj projektin për librin autobiografik.
Dhe është çudi po të kemi parasysh se sa e angazhuar ishte këngëtarja në fushtaën e Partisë Demokratike në Shqipëri, në zgjedhjet e 23 qershorit. Gjithsesi kjo mbetet një zgjedhje personale e saj, të cilën nuk mund ta gjykomë.
“Genta momentalisht ndodhet në pushim jashtë vendit, ajo gjatë kësaj periudhe ka ndërpre çdo aktivitet muzikor duke përfshirë edhe ato të fushatave politike. Në fakt kemi marrë disa oferta nga disa subjekte politike për ta pasur atë në program, mirëpo i kemi refuzuar me urdhrin e Gentës. Ajo pra gjatë kësaj periudhe është duke i kaluar pushimet jashtë vendit dhe kështu që do të jetë larg aktiviteteve politike në vend”, bëjnë të ditur nga kompania menaxheriale “Treja”.
Sapo të kthehet nga pushimi këngëtarja do të vazhdoj punën në realizimin e projektit të madh përfshirë librin autobiografik, dokumentarin bashkë edhe me një CD që do ta sjellë në përvjetorin e dhjetë të karrierës muzikore, shkruan Zëri. Në fakt për këtë projekt këngëtarja ka angazhuar një ekip të gjerë. Por megjithëkëtë para këtij projekti, do të lançojë edhe një këngë të re bashkë me videoklip.
(J.H/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.2%
-
Pak
9.2%
-
Aspak
74.6%
Vota total: 185
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Fillon ndërtimi i rrugës së Komanit në Vaun e Dejës, kryebashkiaku Beci: I shërben mijëra banorëve, turizmit dhe lidhjes së HEC-eve
24 Janar, 22:33
-
‘Lufta dhe paqja’, Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
24 Janar, 22:20
-
Analiza e VOA: Elon Musk dhe historiku i manjatëve në politikën amerikane
24 Janar, 22:15
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Grupet e para të imigrantëve dëbohen nga Shtetet e Bashkuara me aeroplanë ushtarakë
24 Janar, 22:10
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
24 Janar, 22:05
-
Të armatosur deri ‘në dhëmbë’, ushtria amerikane zbarkon pranë kufirit me Meksikën (VIDEO)
24 Janar, 21:56
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
Ekskluzive në Esencë/ Gardiani ‘besnik’ i Ramiz Alisë: Çfarë më thoshte në burg për Berishën, Hajdarin dhe Metën
24 Janar, 21:37
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
VIDEO-LAJM/ Uzuni përshëndet me postim fansat e ekipit të ri Austin në spanjisht: Shihemi së shpejti në stadium!
24 Janar, 20:34