Genta Mezini në Kolegj, i kërkon
mandatin kandidatja tjetër e LSI

Këshilltarja e LSI-së, Genta Mezini e cila votoi rritjen e çmimit të ujit në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe më pas u përjashtua nga kjo parti, rrezikon mandatin. 


Një tjetër kandidate e LSI-së, Lindita Veliasi e renditur e 17 në listën shumëemërrore të këshilltarëve pretendon se mandati është i saji dhe se KQZ e ka anashkaluar në mënyrë të kundraligjshme. 


Shqiptarja.com ka siguruar një ankimim që Lindita Veliasi ka depozituar në KQZ dhe në Kolegjin Zgjedhor ku pretendon mandatin, pasi Genta Mezini është e 19 në listë. 


KQZ akoma nuk ka sqaruar këtë vendimmarrje, ndërsa Kolegji Zgjedhor hedh shortin për këtë cështje në orën 12:00.


KQZ e pyetur zyrtarisht nga  Shqiptarja.com  u shpreh se janë duke e shqyrtuar ankimimin në fjalë dhe arsyetimet do të shprehen në Kolegj.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime