Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gentian Sejko ka pranuar në muajin Gusht ekzistencën e raportit sekret të Kontrollit të Lartë të Shtetit që flet për një skemë abuzimi,e cila është pasuar me mungesën e një shumë financiare prej 21.5 milion euro.Pranimi i raportit erdhi vetëm një javë pasi “Shqiptarja.com” publikoi skemën e abuzimit nr.2 që është bërë në Thesarin e Shtetit, gjatë kohës kur Banka e Shqipërisë drejtohej nga ish-guvernatori Ardian Fullani.