Genzyme trajtim shtëpiak për
pacientët me sëmundjen Gauche

Genzyme trajtim shtëpiak për<br />pacientët me sëmundjen Gauche
Genzyme a Sanofi company, kompania biofarmaceutike me seli ne Boston, SHBA-ve, së shpejti, do të ofrojë për here të parë në Shqipëri trajtimin shtëpiak të pacientëve me sëmundjen gjenetike Gaucher.

Bari i ri për përdorim oral i cili tanimë është i regjistruar në SHBA dhe shtetet e BE-së do të prezantohet së fundmi në vendin tonë për pacientët me sëmundjen Gaucher e cila është një sëmundje e trashëguar.

Në Shqipëri aktualisht janë diagnostikuar 21 pacientë, por incidenca e përhapjes së saj në popullate është ndër më të lartat. Kompania Genzyme është në pritje të vazhdimit të bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë, pasi ka prezantuar ofertën për një partneritet privatopublik, duke shpresuar në një përgjigje pozitive. Genzyme është pjesë e një ndër kompanive më të mëdha farmaceutike Sanofi –Aventis në SHBA, e pranishme në Shqipëri që nga viti 2005 - kur pacientët e parë me të ardhmen.

Vlera financiare e këtij programi donator e tejkalon shifrën e 16 milionë Eurove dhe paraqet një rast unik që një kompani farmaceutike, ofron sasi të
tillë të donacionit afatgjatë për të mirën e njerëzve që kanë nevojë për trajtim dhe për të ndihmuar ata, për të përmirësuar cilësinë e tyre të jetës.

Programi GENZYME ICAP u krijua në mënyrë që të sigurojë trajtim falas për pacientët në nevojë në vendet në zhvillim, (në të cilat mbulimi shëndetësor nuk mund të mbulojë nevojat e të gjithë pacientëve që kërkojnë trajtim të specializuar), madje edhe në vendet me sisteme shëndetësore mire të etabluara, kur pacientët përballen me vështirësi që parandalojnë qasjen e tyre në trajtim adekuat shëndetësor.

Më shumë se 70% e pacientëve me sëmundjen Gaucher në gjithë botën trajtohen nga Genzyme. Genzyme është e bindur se përgjegjësia ndaj komunitetit të pacientëve nuk përfundon thjesht vetëm me zhvillimin e terapisë efikase, ndaj është e angazhuar për të ndihmuar që kjo terapi të arrijë te pacientët, pavarësisht nga aftësia e tyre blerese.

Prandaj, Genzyme është e njohur si një nga dhuruesit më bujarë në tërë industrinë farmaceutike në mbarë botën dhe punon me organizatat humanitare, qeveritë lokale dhe të tjerët, për të siguruar trajtim falas për qindra pacientë në nevojë çdo vit.

Përveç sigurimit të ndihmës afatgjatë, për pacientët me sëmundje Gaucher në Shqipëri, nëpërmjet sigurimit të terapisë të zëvendësimit efikas të enzimës, Genzyme mbështet shumë aktivisht edukimin e mjekëve, diagnostifikimin, ngritjen e vetëdijes për sëmundjet e rralla dhe në këtë mënyrë bën një ndikim pozitiv në jetën e pacientëve
me sëmundjen Gaucher. 

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online 
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin