Bukuroshja Georgina Rodriguez ka shkuar në Katar për të mbështetur partnerin e saj Cristiano Ronaldo, gjatë Kupën e Botës. 28-vjeçarja postoi në Instagram Stories të mërkurën dhe ka ndarë foto të saj duke udhëtuar në Doha me fëmijët e tyre në një avion privat.
Me mbërritjen në Katar, Georginës i është bërë një pritje e jashtëzakonshme, ku dhe vetë bukuroshja ka postuar një viedo në Instagram me disa nga momentet më të bukura teksa ka vizituar qytetin Doha.
Ajo falënderon për mikpritjen Al Mayassa bint Hamad al Thani, e cila është nënkryetare dhe CEO e Fondacionit të Katarit për Arsimin, Shkencën dhe Zhvillimin e Komunitetit (QF), i cili u themelua nga prindërit e saj Hamad bin Khalifa Al Thani dhe Moza bint Nasser Al-Missned.
“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë Al Mayassa bint Hamad al Thani”, shkruan Rodriguez në Instagram.