Georgina Rodriguez sërish shtatzënë, kjo foto po çmend rrjetin

Georgina Rodriguez sërish shtatzënë, kjo foto po çmend rrjetin

Cristiano Ronaldo do të bëhet sërish baba? Kjo është pyetja që po qarkullon gjerësisht në mendian botërore, pas daljes publike që ka bërë partnerja e futbollistit. 

Cristiano u bë baba për herë të katërt një vit më parë kur e dashura e tij, Georgina Rodriguez lindi vajzën e tyre Alana Martina. Çifti u pa super i emocionuar këtë të hënë, kur sulmuesi portugez mori një çmim prestigjioz të revistës sportive, Marca për arritjet në futboll dhe pranë tij kishte Georgina Rodriguez.

25 vjeçarja mbante veshur një fustan ku tregonte barkun e fryrë dhe nga kjo mediat e huaja kanë marrë shkas për të thënë se ajo  është sërish shtatzënë. Bukuroshja ka zbuluar barkun e rrumbullakosur teksa mbante të veshur një fustan të ngushtë që e bënte të dukej mjaft seksi. Çifti është bashkë prej 3 vitesh dhe mesa duket paska plane për një familje të madhe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen