Gerard Pique bënë ‘goditjen’ e fundit në ndarjen e bujshme nga Shakira! Poston foton me të dashurën e re

Gerard Pique bënë ‘goditjen’ e fundit në ndarjen e bujshme nga Shakira! Poston foton me të dashurën e re

Clara Chia dhe Gerard Pique

Gerard Pique bëri ‘goditjen’ e fundit në ndarjen e tij aq të diskutuar nga Shakira teksa zyrtarizoi në Instagram lidhjen me të dashurën Clara Chia.

Futbollisti 35 vjeçar,  i cili u nda nga këngëtarja 45 vjeçare,  në qershor 2022 pas një romance 12-vjeçare dhe mes akuzave për mashtrim, ndau një foto në Instagram me të dashurën e re 23-vjeçare, e cila mblodhi shpejt një milion pëlqime.

Vendimi për ta përcjellë romancën e tyre në mediat e tij sociale vjen pasi Shakira e 'sulmoi' Clara-n në këngën e saj të re 'diss', e cila që atëherë ka kryesuar në Listat Globale të Spotify .

Kjo vjen pasi u raportua gjithashtu se Shakira ka nisur ndërtimin e një muri për të ndarë shtëpinë e saj nga ajo e ish-vjehrrës së saj pas ndarjes nga  Gerard. Shakira dyshohet se e kuptoi se ish i dashuri i saj kishte tradhtuar, kur zbuloi se një kavanoz me reçel luleshtrydhe ishte ngrënë ndërsa ajo ishte larg.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës