‘Gërdeci’/ Galdini: Na surprizoi Shkëlzeni për kontaktet me ‘armikun’ e PD-së! Kthupi: Pas dëshmisë së tij, do zgjerohet rrethi i të pandehurve

Shkëlzen Berisha u paraqit sot për herë të parë në GJKKO ku dëshmoi për gjyqin e Gërdecit, ku mes të tjerash u pyet edhe për 44 telefonatat e tij me Mihal Delijorgjin pronarin e firmës së demontimit të armëve ‘Alba Demil’.

Gjatë diskutimit të dëshmisë së tij në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, të ftuarit e konsideruan këtë si një tradhëti befasuese pasi gjatë kohës që Berisha kishte qenë në krye të PD Delijorgji ka qenë një prej biznesmenëve më të sulmuar.

Kreu i Lëvizjes së Re, Arian Galdini tha se është i surprizuar nga kjo dëshmi e Shkëlzen Berishës në GJKKO për Delijorgjin pasi u zbulua një tradhti e madhe dhe keqpërdorim i demokratëve prej dekadash.

“Ai na tha një të vërtetë që të paktën në që kemi qenë në PD atë kohë na befason apo jo. Se e kemi denoncuar Delijorgjin si hajdut të lidhur me Fatos Nanon. Këto ishin deklarata për shtyp të Berishës. Tani na del se paskan qenë miq me Shkëlzenin. Kjo tregoi se kemi të bëjmë me një tradhti të madhe dhe keqpërdorim prej dekadash të demorkatëve”- tha Galdini.

Gjithashtu edhe Ibsen Elezi, ish-kreu i PD në Kukës u shpreh i befasuar nga dëshmia e Shkëlzen Berishës. Ai tha se nuk është aspak serioze që Delijorgji është sulmuar gjatë gjithë kohës kur Berisha ishte në krye të PD dhe tani del se kanë patur miqësi me të.

“Nuk na paska qenë atrmik ky. Nuk është serioze që PD ku ka qenë kryetar PD, ku një figurë si Delijorgji sulmohet e goditet dhe del që ka qenë mik me Shkëlzen Berishën dhe ka folur në 40 e ca biseda private. Të dalësh e të thuash që ka qenë një cështje private në këto 40 biseda është e ekzagjeruar”- theksoi Elezi.

Ndërsa sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Rezart Kthupi tha se pas dëshmisë së Shkëlzen Berishës, mund të shtim të numrit të të pandehurve lidhur me tragjedinë e Gërdecit. Ai tha gjithashtu se çështja duhet hetuar gjithashtu për shkak se pati korrupsion edhe pas tragjedisë.

"Kam përshtypjen se pas këtyre dëshmive rrethi i të pandehurve mund të jetë më i madh sesa Fatmir Mediu.  Numri i të pandehurve në atë gjykim do të shtohet, do thirren si të pandehur edhe persona të tjerë. Është një cështje që duhet hetuar në themel për 2 arsye. Së pari sepse u vunë në lëvizje të gjitha strukturat shtetërore. Aty ndodhi një korrupsion pas tragjedisë"- u shpreh Kthupi.

Ai shtoi se nëse do të mbahet i njëjti standart i hetimit si në rastin e hetimeve për privatizimin e kompleksit ‘Partizani’ atëherë çështja do zgjedhohet dhe do ketë edhe më shumë të pandehur.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës