Gërdeci, jo më i municioneve
tashmë zyrtarisht "zonë e pastër"

TIRANEZona e Gërdecit nga dita e sotme është certifikuar si zonë e sigurt. Në përfundim të procesit të pastrimit, ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli, tha se qeveria po bën gjithçka që ta kthejë Gërdecin në një kopësht. Ministrja Kodheli kritikoi qeverinë e kaluar se gabimet e saj sollën shpërthimin tragjik ku humbën jetën 26 persona në vitin 2009.

...
Ministria e Mbrotjes ka pastruar një nga zonat me rrezikshmëri të lartë , në vendin ku ndodhi edhe shpërthimi tragjik në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe shumë të tjerë u plagosën. Në ceremoninë e dorëzimit të zonës “së pastër” bashkisë Vorë, ministrja e Mbrotjes Mimi Kodheli, tha se qeveria po punon intensivisht për ta kthyer Gërdecin në identitet.

Znj. Kodheli , kritikoi qeverinë e kaluar, për atë që ndodhi në këtë zonë në vitin 2008.

T’ju them të drejtën unë sot ndihem shumë mirë për një fakt shumë të thjesht, forcat e armatosura, ushtria shqiptare, Ministria e Mbrojtjes janë duke punuar intensivisht për kthimin realisht në identitet të një strukture të një pjese e cila i takonte qytetarëve të Vorës, u dëmtua për shkak të keqpërdorimit të pushtetit të atyre viteve dhe sot pjesë pjesë, po mundohemi t’ja rikthejmë qytetarëve te Vorës për qëllime, për rritjen e cilësisë së jetës së tyre për ta kthyer këtë pjesë të tokës nga një zonë vdekjeprurëse në një zone që mund të sjellë prodhim.

Ju siguroj që këtu ka akoma shumë punë për të bërë, ka akoma shumë për të pastruar në mënyrë që kjo zonë të fshihet nga harta si një zonë e rrezikshme për jetën e gjithë së kujt prej nesh, edhe neve që jetojmë larg në Tiranë dhe jo vetëm këtu. Të rikthehet ashtu siç edhe e meriton, në një tokë pjellore për ata që jetojnë këtu. Por njëkohësisht ne japim dhe mesazhin që kjo është një gjë që s'duhet të ndodh më
’, - u shpreh ministrja Kodheli.

Krateri i shpërthimit në Gërdec ishte një nga "Hot-Spotet" më të rrezikshme në Shqipëri. Gërdeci është konsideruar i tillë për shkak të mbetjeve të rrezikshme ushtarake, kryesisht predha dhe mbetje shpërthimesh. Sipas të dhënave që vijnë nga Ministria e Mbrojtjes, është pastruar një sipërfaqe prej 19 mijë e 127 metër katror vetëm gjatë 2014-ës, ndërkohë në 2013-ën ishte pastruar vetëm 3 mijë metër katror.

Në zonën e shpërthimit u zbuluan dhe u hoqën 78 predha 37 mlm dhe 152 milimetër si dhe 47 granata dore, të cilat shërbenin për të bërë shpërthimin e predhave. Si pasojë e shpërthimeve në këtë zonë, kishte dhe 1 ton mbetje të cilat tashmë nuk ekzistojnë më.
 
Tragjedia e Gërdecit, ku shpertheu fabrika e demontimite të municioneve në vitin 2008 u mori jetën 26 personave, dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Redaksi Online
(Gre.MShqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq