Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për pafajësi të ish-ushtarakut Ylli Pinari të dënuar me 15 vite burg për tragjedinë e Gërdecit. Sëbashku me Pinarin kërkesë për pafajësi ka bërë dhe ish-ushtaraku Jorgo Mino por asnjë nga këto dy kërkesa nuk është pranuar duke lënë në fuqi dënimet e dhëna nga Gjykata e Apelit.
Në kërkesën drejtuar kushtetueses Pinari dhe Mino rendisnin 6 shkelje të bëra ndaj tyre në proceset gjyqësore :“cënimin e parimit të një gjykimi të drejtë, barazia e armëve për tu mbrojtur, cënimi i prezumimit të pafajsisë, prova të marra në mënyrë të paligjshme mungesë të arsyetimit të dënimeve si dhe mos pranimin e rekursit nga gjykata e lartë”.
Ylli Pinari ish drejtor i ndërrmarjes ushtarake MEICO u dënua për tragjedinë e Gërdecit e cila më 15 janar të 2008-ës i mori jetën mbi 26 personave e la qindra të plagosur, ndërsa prej më shumë se 1 viti ai ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Tiranës.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com