Gërdeci, lirohet Ylli Pinari
ishte dënuar me 15 vite burg

TIRANE- Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për lirimin me kusht, Ylli Pinari ka dalë nga burgu 325 në Tiranë. ​Ish-drejtori i ndërmarrjes shtetërore "MEICO" ishte dënuar me 15 vite burg për tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec ku humbën jetën 26 vetë, u plagosën mbi 300 të tjerë dhe u shkatërruan me mijëra biznese e banesa.

Vendimi u dha sot nga gjyqtari Petrit Çomo. Sipas gjykatës, Ylli Pinari kishte shlyer 2/3 e dënimit.

Ylli Pinari kishte dorëzuar kërkesën në fund të 2013-s. Në vendimin e marrë sot kishte ndikuar edhe sëmundja e të ëmës së Pinarit.

Më 13 shkurt 2013 Gjykata e Apelit e Tiranës dha vendimin përfundimtar duke e dënuar me 15 vjet burg Ylli Pinarin. Një pjesë e këtij dënimi ishte kryer gjatë qëndrimit në burg dhe në masën e arrestit shtëpiak, që gjykata e Tiranës kishte caktuar për ish-drejtorin e MEICO Ylli Pinari. 

Duke përllogaritur këto ditë Ylli Pinarit i ngeleshin pa kryer edhe 3 vjet e 7 muaj burg. 

Pinari ka marrë 2 herë ulje dënime dhe për 2 vjet e 2 muaj i përfundon krej dënimi. Kërkesa ishte depozituar në datën 13 dhjetor 2013 dhe mbante numrin 1934, ndërkohë që gjyqtar ishte përzgjedhur Petrit Çomo

Për tragjedinë e Gërdecit ishin 29 të pandehur, ndërsa përgjegjësit kryesorë ishin ish drejtori i  fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, "Alba Demil", Mihal Delijorgji, Dritan Minxholli, administrator i fabrikës "Albademil" dhe Ylli Pinari ish kreu i MEICO-s.  

Lajmi fillimisht u publikua në 13:58

Redaksia online 

(e.s/sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Vlorë-Fier, makina përfundon në kanal, çifti i bashkëshortëve dërgohen me urgjencë në spital

Aksident në Vlorë-Fier, makina përfundon në kanal, çifti i bashkëshortëve dërgohen me urgjencë në spital