Tiranë - Tragjedia e Gërdecit vazhdon të mbetet ende e hapur, ndërsa proceset gjyqësore pasojnë njëra tjetrën. Këtë herë është kompania shtetërore e shitjes së municioneve MEICO, e cila i kërkon Albademil në pronësi të Mihal Delijorgjit, plot 400 mijë dollarë dëmshpërblim.
Padia është regjistruar në Gjykatën e Tiranës më 30 gusht të këtij viti, ndërsa seanca e parë gjyqësore do të zhvillohet më 14 shtator. Në padinë kontraktuale, MEICO kërkon nga Albademil detyrimin e të paditurit të përmbushë shlyerjen e detyrimeve konktraktore ndaj ndermarrjes 'MEICO' në vlerën prej 404.947 $.

(Në foto: Padia e MEICO ndaj Albademil në Gjykatën e Tiranës)
A1Report ka mësuar nga burime në Gjykatën e Tiranës se në padinë kontraktuale periudha në të cilën është krijuar ky detyrim financiar i përket kohës kur ndërrmarja shtetërore tregtonte municione për Albademil, e cila me punishten famëkeqe të Gërdecit kryente demontimin e armëve.
Redaksia Online
(v.gj/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com