Gjyqi i Mediut/ Familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e Efraim Diverolit e David Packouz! Drejtuesit e kompanisë amerikane blenë municionet në Gërdec

Gjyqi i Mediut/ Familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e Efraim Diverolit e David Packouz! Drejtuesit e kompanisë amerikane blenë municionet në Gërdec

Shkëlzen Berisha, David Packouz, Efraim Diveroli dhe Fatmir Mediu

TIRANË- Familjarët e viktimave të Gërdecit kanë kërkuar që në gjyqin për Fatmir Mediun të merret edhe dëshmia e 12 personave të tjerë. Mes listës, dallohen dy emra të rëndësishëm, ish-drejtuesit e kompanisë amerikane “AEY”, Efraim Diveroli dhe David Packouz, dëshmia e të cilëve mund të jetë shumë e vlefshme për gjykatën, pasi ata mund të rrëfejnë rolin e Shkëlzen Berishës në atë krim shtetëror që i mori jetën 26 personave të pafajshëm. 

Ish-zëvendës presidenti i kompanisë, David Packouz ka rrëfyer në një intervsitë ekskluzive për Report Tv rolin e Shkëlzen Berishës në negociatat që kanë bërë për çmimin e fishekëve, që kompania amerikane ka blerë në fabrikën e demontimit, pa pasur dijeninë se ishin kinezë. Packouz ka rrëfyer për Report Tv se ka qenë Shkëlzen Berisha që ka pritur në zyrën e tij Diverolin, Ylli Pinarin dhe Mihal Delijorgjin dhe është bërë negociata për çmimin e fishekëve. Avokati i familjarëve të viktimave kërkoi që si dëshmitar të paraqitet edhe ish-kreu i bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili.

Efraim Diveroli:  Kjo gjë ka shkuar shumë lart, deri te kryeministri dhe djali i tij
Diveroli ishte një trafikant armësh nga Florida. Ai ishte presidenti i kompanisë “AEY”, e cila blinte municione kineze në Gërdec për llogari të një tenderi të dhënë nga SHBA në vlerën 298 milionë dollarë. Me këto para, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes kërkoi të furnizojë forcat afgane të sigurisë me municione, por Diveroli shkeli embargon e SHBA-ve ndaj municioneve dhe armëve kineze. Fishekët kinezë manipuloheshin me ambalazh tjetër në Gërdec.

Gjatë përgjimeve të Diverolit dhe Trebickës para shpërthimit të Gërdecit, Diveroli shprehet se në Gërdec janë implikuar Sali Berisha si kryeministër dhe Shkëlzeni, të cilët i konsideron si mafien më të fortë. Ndër të tjera, Efraim Diveroli shprehet se “...kjo gjë ka shkuar shumë lart, deri te Kryeministri dhe djali i tij. Kjo është. Kjo mafia është shumë e fortë për mua. Nuk mund ta luftoj këtë mafia. Është bërë shumë e madhe. Kafshët kanë dalë shumë jashtë kontrollit. Shumë lojtarë…”.

Shtyhet gjyqi ndaj Mediut
Gjyqi për mediun është shtyrë sërish dhe seanca e radhës do të mbahet më 3 tetor. Shkak për shtyrjen është bërë kërkesa e avokatit të familjarëve të viktimave, Dorjan Matlia i cili i kërkoi kohë trupës gjyqësore për t’u njohur me materialet dhe listën e dëshmitarëve të dorëzuar nga mbrojtja e ish-ministrit. Ndërkohë, prokurori Arben Kraja u shpreh kundër listës me 90 dëshmiatrë të Mediut, pasi sipas tij Mediu akuzohet për një fakt penal konkret dhe jo për procesin e demontimit në përgjithësi. Ndërkohë, avokati ishte në të njëjtën linjë me SPAK, ku thotë se lista me 90 dëshmitarë e Mediut do të zvarrisë procesin gjyqësor. Në seancën e ardhshme pritet që Gjykata të shprehet për listën e dëshmitarëve.

Lista me dëshmitarë që kërkon mbrojtja e familjarëve të viktimave

  1. Spiro Zaka
  2. Shpëtim Spahiu
  3. Fiqiri Ismaili
  4. Zija Bahja
  5. Kristaq Arapi
  6. Flamur Skrapalliu
  7. Zenel Kuçana
  8. Efraim Diveroli
  9. David Packouz
  10. Lavdi Shatro
  11. Fiqiret Mato
  12. Luan Duzha

Mediu kërkoi 90 dëshmitarë
Procesi gjyqësor pritet të jetë i gjatë nisur dhe nga numri i madh i dëshmitarëve të cilët pritet të dëgjohen në gjykatë. Ndërkohë vetë Fatmir Mediu kërkon që të pyeten 90 dëshmitarë. Mes tyre figuron ish zëvendës sekretari amerikan i Mbrojtjes në periudhën 2006-2009 Gordon England, apo dhe ish ministrat e Mbrojtjes së Gjermanisë dhe Italisë.

SPAK kërkon 71 dëshmitarë, mes tyre Shkëlzen Berishën
SPAK i kërkon Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të marrë në pyetje 71 dëshmitarë në gjyqin ndaj Fatmir Mediut për masakrën e Gërdecit të 15 marsit 2008. Mes tyre për herë të parë kërkohet edhe dëshmia e Shkëlzen Berishës, djalisht të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pse akuzohet Mediu?
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin. Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse. Në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”. Ndërsa vijon gjyqi ndaj Fatmir Mediut, aktualisht kryetari i Partisë Republikane dhe deputet në Parlament.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:09
Gërdeci/ Avokati i familjarëve të viktimave kërkon dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre ish kreu i bashkisë së Vorës

1695996618_c478e651f30203ce23b06610ef0874997ebd9cd71536x1152.jpg

Avokati i familjarëve të viktimave të tragjedisë së Gërdecit kërkoi që të paraqiten 12 dëshmitar mes tyre edhe ish kreu i bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili.

Dhe avokati ishte në të njëjtën linjë me SPAK për personalitetet e huaja që ka kërkuar Fatmir Mediu të cilët sipas tij do zvarrisnin procesin. Gjykata pritet te shprehet ne seancën e radhës për listën e dëshmitarëve.

SI.E./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë