Hapja e dosjes/ Ja si shpëtoi Fatmir Mediu në 2009 gjykimit për Gërdecin me një vërtetim të Sali Berishës! 3 gjyqtarët e implikuar, akuza dhe qëndrimi i 5 prokurorëve 

Hapja e dosjes/ Ja si shpëtoi Fatmir Mediu në 2009 gjykimit për Gërdecin me një vërtetim të Sali Berishës! 3 gjyqtarët e implikuar, akuza dhe qëndrimi i 5 prokurorëve 

Fatmir Mediu dhe Sali Berisha

Krahas sekuestrimit të pasurisë së ish-gjyqtarëve të nivelit të lartë, SPAK ka vendosur të hapë dosjet e pagjykuara të krimit dhe korrupsionit të Sali Berishës, duke nisur me Gërdecin, simbol i pushtetit të Berishës. Ditën e sotme SPAK i ka kërkuar Gjykatës së Lartë rrëzimin e vendimit të 2009 për mbylljen e dosjes së Fatmir Mediut, i cili shpëtoi nga gjykimi falë imunitetit parlamentar. Me këtë kërkesë, SPAK nis lëvizjet për të marrë të pandehur Fatmir Mediun, në cilësinë e ish-ministrit të Mbrojtjes dhe si pjesë e përgjegjësisë për shpërthimin e Gërdecit, produkt i korrupsionit të familjes së Sali Berishës, ku humbën jetën 27 njerëz, u plagosën rreth 300 të tjerë si dhe u rrafshua fshati Gërdec, aty ku sot i biri i Sali Berishës, Shkëlzen Berishës, ka ngritur biznesin e boronicave. Për rolin e Shkëlzenit në Gërdec është realizuar edhe një film nga Hollivudi, ndonëse i ka mohuar në vijimësi akuzat dhe dëshmitë.

Po për çfarë akuzohej Fatmir Mediu në vitin 2009, si arriti t’i shpëtonte ndëshkimit dhe kush ishin gjyqtarët që morën pjesë në mbylljen e dosjes?

-Në 26 mars 2008, 10 ditë para shpërthimit, Prokuroria e Përgjithshme, në atë kohë me në krye Ina Ramën, i kërkoi Kuvendit heqjen e imunitetit për Fatmir Mediun, duke renditur mbi 20 shkelje të tij, të cilat kishin sjellë si pasojë shpërthimin katastrofik. Sipas prokurorisë, Mediu kishte favorizuar haptazi kompanitë Albademil, duke i garantuar fitim maksimal si dhe ka shpërfillur rregullat e sigurisë, mungesa e të cilave solli katastrofën me pasoja të rënda. Gjithashtu, Mediu, me urdhra të paligjshëm në hijen e Sali Berishës, ka caktuar Gërdecin për ngritjen e fabrikës, në shkelje të kushteve të sigurisë si dhe duke përdorur ushtrinë në transportimin e municionin drejt Gërdecit. Megjithatë, në përfundim, prokuroria e akuzonte Mediun vetëm për shpërdorim detyre.

-Në 17 qershor 2008, Kuvendi, me votim të fshehtë i hoqi imunitetin Fatmir Mediut, veprim i cili rezultoi thjeshtë një manovër e Sali Berishës, për të shpëtuar më pas bashkëpunonin e tij në Gërdec. Në një material shtesë që prokuroria çoi në Kuvend, shkeljet e Mediut si ministër i Mbrojtjes në qeverinë Berisha nisnin që nga projektligji i dërguar në qeveri, ku fillimisht u kthye mbrapsht dhe më pas u miratua, pasi pas biznesit qëndronte vetë Sali Berisha, si gjithmonë me anë të familjarëve të tij. Mediu i mohoi dhe i hodhi poshtë të gjitha akuzat, duke pretenduar se fabrika e demontimit ishte ngritur konform ligjit dhe rregullave.

-Në 13 mars të vitit 2009, në Gjykatën e Lartë u regjistrua dosja e Fatmir Mediut për Gërdecin, bashkë me të pandehurit e tjerë. Në 22 maj 2009, Gjykata e Lartë vendosi të shpallte moskompetencën për të pandehurit e tjerë, si dhe të vijonte gjykimin për Fatmir Mediun, pasi ky i fundit ishte subjekt i Gjykatës së Lartë, e cila në atë kohë kishte në kompetencë gjykimin fillestar të ministrave dhe deputetëve.

-Në zgjedhjet e 28 qershorit 2009, edhe pse i pandehur, Fatmir Mediu, në aleancë ta pandarë me Sali Berishën, kandidon dhe rizgjidhet deputet. Këtë lëvizje, Fatmir Mediu vendosi që ta përdorte për t’i shpëtuar përballjes me Drejtësisë për Gërdecin, me procedurë. Me rizgjedhjen deputet, Mediu mendonte se ka hedhur poshtë edhe vendimin e Kuvendit për t’i hequr imunitetin në qershor 2008, edhe pse procesi i tij nuk kishte përfunduar.

-Në 14 shtator 2009, avokatët e Fatmir Mediut, i kërkuan Gjykatës së Lartë të mbyllnin dosjen e Mediut, pasi ishte zgjedhur deputet në zgjedhjet e qershorit 2009, ku për rrjedhojë ishte veshur me imunitet. Ata paraqitën vërtetimin nr. 11, datë 11.09.2009, të cilin e kishin marrë nga Kuvendi që kontrollohej nga Sali Berisha, në të cilin thuhej se Mediu ishte zgjedhur deputet.

-Prokurorët Sokol Stojani, Arqilea Koça, Kujtim Luli, Alfred Progonati dhe Arben Dollapaj, kanë thekuar se fakti se Mediu është rizgjedhur deputet nuk ndryshon asgjë, pasi ai deputet ka qenë. Prokurorët thanë se Kuvendi e ka dhënë autorizimin për ndjekjen penale të Fatmir Mediut në qershor të 2008 dhe ky autorizim nuk ka afat dhe nuk mund të bëhet i pavlefshëm.

-Në datën 14 shtator 2009, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i kryesuar nga Besnik Imeraj dhe me anëtarë Evjeni Sinoimeri, Ardian Nuni, Majlinda Andrea dhe Evelina Qirjako, kanë marrë në shqyrtim pretendimet e palëve. Po atë ditë, trupi gjykues ka vendosur me shumicë votash për të mbyllur dosjen e Fatmir Mediut.

-Besnik Imeraj, Ardian Nuni dhe Majlinda Andrea kanë votuar për të shpëtuar Fatmir Mediun. Sipas tyre “Për shkak se imuniteti është garanci e Kuvendit si institucion dhe jo e deputetit të tij, vazhdimi i gjykimit kundër të pandehurit do të cenonte vetë integritetin e Kuvendit, i cili është vetë ai që mund të vendosë për heqjen e këtij imuniteti mbi një kërkesë të posaçme, vetëm të organit të akuzës”.

-Evjeni Sinoimeri dhe Evelina Qirjako kanë votuar kundër mbylljes së dosjes. Dy ish-anëtaret e Gjykatës së Lartë kanë mbështetur arsyetimin e prokurorisë se rizgjedhja e Mediut deputet nuk zhvlerëson autorizimin e Kuvendit për ta ndjekur penalisht. Sipas tyre “vijimësia e efekteve kushtetuese dhe juridiko-penale të autorizimit të dhënë njëherë nga Kuvendi është rrjedhoje e vijimësisë së veprimtarisë së këtij organi kushtetues pavarësisht ndarjes në legjislatura dhe ndryshimeve që ndodhin në përbërjen nominale të tij, për shkak të zgjedhjeve të reja”.

-Gjatë këtyre 12 viteve, ka pasur disa përpjekje për të nxjerrë para drejtësisë Fatmir Mediun për Gërdecin, ndonëse si përgjegjësi kryesor akuzohet Sali Berisha. Në nëntor të vitit 2009, Roxhers Durdaj dhe Alketa Hazizaj, banorë të Gërdecit, paraqitën një kërkesë në Gjykatën e Lartë, ku akuzonin Fatmir Mediun për plagosje të rëndë nga pakujdesia. Trupa gjykuese e përbërë nga Andi Çeliku, Evjeni Sinoimeri, Irma Bala, Ardian Nuni dhe Evelina Qirjako, e rrëzuan kërkesën me arsyetimin se “nuk ekzistojnë rrethanat për fillimin e një procedimi penal për veprën penale të “plagosjes së rëndë nga pakujdesia” ndaj shtetasit Fatmir Mediu”.

-Ky vendim u rrëzua në vitin 2012 nga Gjykata Kushtetuese, me argumentin se “vendimi për mosfillimin e procedimit penal është kompetencë ekskluzive e organit të prokurorisë” dhe jo  gjykatës. Kështu, drejtësia nën kontrollin e Sali Berishës, e futi dosjen e Mediut në një kurth procedurash, pa arritur të dalë me një vendim nëse ishte fajtor apo i pafajshëm për Gërdecin. Prokuroria nuk i kërkoi më Kuvendit t’i hiqnin imunitetin, pasi Kuvendi e kishte dhënë një herë një vendim të tillë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hako: 06/05/2021 21:53

    Ewwwwmmmm, Saliu e paska ba kete pune. Per 4 vite qe "kontrollonte" parlamentin. Po ky sot, qi 8 vite e kontrollon Rrama, e 4 te fundit me kontroll200%! Sikur sna dalin llagarite. Apo e ka presion Rrama nda te kunatit te Mediut, shokut Qelibashi. Ky SPAK nuk te fal per zotin. Vetem sa ta marre ne dore.

    Përgjigju
    • Loni: 07/05/2021 09:29

      Cfare do marri Spak-u rikës cfare do marri!? O grup ska per tu ber ky vend po nuk iku kjo elite politike! Po keto njerez Jan nuk kan ardhur nga jasht o grupo...

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vonesa dhe kontrolle në portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit

Vonesa dhe kontrolle në portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit