TIRANE - Gjykata e Lartë pranon kërkesën për rekurs të Prokurorisë së kryeqytetit për dosjen "Gërdeci". Menjëherë pas vendimit të gjykatës së apelit për dosjen "Gërdeci", ky vendim u apelua me rekurs nga prokuroria.

Artan Zeneli u caktua pas hedhjes së shortiti si relator i çështjes në Gjykatën e Lartë, ndërsa ende zyrtarisht gjykata nuk e ka vendosur në "website"-n e saj, datën dhe shortin e caktuar.

Artan Zeneli jo zyrtarisht ka bërë me dije se do të paraqes dorëheqien nga kjo çështje, pasi po sipas tij, disa kohë më parë ka qënë avokati i Ylli Pinarit dhe për aq kohë sa Pinari është i pandehur në këtë gjykim, kjo përbën konflikt interesi.

Ndërkaq pritet që gjykata e lartë të caktojë një tjetër short për të përzgjedhur trupin gjykues dhe relatorin e çështjes, pasi veç Zenelit dhe gjykatësi Dizdari do zëvëndësohet pas kalimit të tij në Gjykatën Kushtetuese!

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)