Gërryenin lumin Mat për nxjerrjen e inerteve, arrestohet administratori i firmës dhe shoferët e mjeteve të rënda

Shfrytëzimi i paligjshëm i inerteve të lumenjve vijon të mbetet një problem shqetësues.

Policia ka goditur një rast të shfrytëzimit të shtratit të lumit Mat me qëllim marrjen e kundërligjshme të inerteve.

Policia ka vënë në pranga Gjon Kolaj banues në Fushë Milot, administrator i një subjekti për nxjerrje inertesh dhe 2 shoferët njëri i eskavatorit dhe tjetri i trajlerit që transportonte materiale inerte.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kamionë të mbushur me materiale inerte dhe 1 ekskavator brenda në lum.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër