Gërvalla sulmoi Lajçak, deputeti i PDK për Report Tv: Absurde, ndërkombëtarët janë mbështetje e Kosovës

Deputeti i PDK, Xhavit Haliti ka komentuar në Report Tv deklaratat e ministres së Jashtme të Kosovës, e cila sulmoi ashpër Lajçak se ka dështuar në procesin e dialogut. Absurde i cilëson Haliti kritikat e Gërvallës ndaj perëndimit.

Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti i PDK-së thotë se BE dhe Amerikane kanë bërë shumë për Kosovën dhe ata po vijojnë ta mbështesin. Sipas tij, ndërkombëtarët po përpiqen ta zgjidhin çështjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe se sulme të tilla nuk kanë vend.

“Qëndrimet e Gërvallës janë më shumë për qëllime elektorale se sa ka një efekt kritikat e saj. Kritikat ndaj perëndimit janë absurde, e dimë se ca kanë bërë për Kosovën, cili është impenjimi për Kosovën. Ne kemi vërejtet tona, do donim që të na pyesnin, por e vërteta është që ata po përpiqen në variantin e tyre duke zgjidh problemet e të dyja palëve. S’kemi pse kërkojmë dhunë kundër Serbisë as nga BE dhe as nga Amerika. Serbia e ka parasysh se kush e mbron Kosovën, politikës së Kosovës, as qëndrimeve refuzuese të politikave të Europës nga struktura shtetërore”, tha Haliti.

Analisti Dritëro Arifi thotë se sulme të tilla përdoren nga qeveria Kurti për politikë ditore, ndërsa thekson se perëndimi duhet të bëjë më shumë për rrugëtim europian të Kosovës.

“Çështja e politikës ditore që ndodhi me gërvallën, historia na ka dëshmuar që më kriminelë të luftës nuk ka paqe. Derisa ky mentalitet është në Serbi s’do ketë paqe dhe integrim. Perëndimi duhet të jetë më i vendosur, të avancojë Kosovën më tutje në integrimin në BE”, tha Arifi.

Ata komentuan edhe homazhet e avokatit serb Çedomir Stojkoviç, në varrezat e familjes Jashari.

“Shërbimet e zbulimit të fshehta e bëjnë punën e tyre dhe dua të them që vendosja e luleve te varri i heroit, kombëtar legjendar Jashari, në Kosovë është prit mjaft mirë. Kjo s’do të thotë që politika e Serbisë ka ndryshuar se kanë ardhur dy veta dhe kanë shprehur revoltë ndaj shtetit të vet, që është shndërruar në një vend luftënxitës në Ballkan”, tha Haliti.

Është një hap pozitiv i qytetarëve serb që duan të distancohen nga e kaluara tyre kriminale. Vetëm më pranimin e të kaluarës, pajtimin me krimet, mund të ndodhë pajtimi i kombeve në Ballkan. Perëndimi  duke mos u distancuar nga e kaluara e tyre kriminale. Perëndimi duke pranuar shumë gjera, kemi ardhur në një moment që Serbia është problem për vetë perëndimin”, tha Arifi.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës