TIRANE - Kundëradmiral Kristaq Gërveni, përfaqësuesi ushtarak i Shqipërisë në NATO ka aplikuar fshehurazi, pa dijeninë e Ministrisë së Mbrojtjes, për një vend pune me status civil në Aleancë. Shkresa zyrtare e aplikimit të shefit të misionit ushtarak të Shqipërisë në Bruksel është dërguar në divizionin e Burimeve Njerëzore pranë Agjencisë për mbështetjen e NATO-s që më datë 24 shkurt të këtij viti, duke kërkuar këtë post civil në këtë strukturë ushtarake, që lirohet në fillim të shtatorit të këtij viti. Pra ka aplikuar për punë në një post civil në NATO, duke qënë njëkohësisht përfaqësues ushtarak i Shqipërisë në Aleancë. Ndërkohë që, si ushtarak në detyrë, duhej të kishte marrë më parë leje nga strukturat eprore në Shqipëri.
Gazeta “Shqiptarja.com” disponon të plotë formularin e aplikimit të kundëradmiral Kristaq Gërvenit në divizionin e burimeve njerëzore pranë agjencisë mbështetëse të këtij organizmi ushtarak në Bruksel, duke përshkruar një jetëshkrim të detajuar të gjithë veprimtarisë së tij në ushtrinë shqiptare dhe në funksione të tjera të saj jashtë vendit. Janë përshkruar të gjitha kualifikimet, në SHBA, Gjermani dhe struktura të tjera ushtarake të Aleancës, duke evidentuar faktin se zotëron dhe gjuhën Angleze e atë Rumune, përpos gjuhës shqipe. Njëherësh ai ka vënë dhe pagën vjetore që merr si përfaqësues ushtarak i Shqipërisë në NATO prej 72.800 eurosh, si dhe përbërjen familjare, me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij në moshë shkollore.
Ajo që është evidentuar në formularin e aplikimit nga ana e kundëradmiral Kritaq Gërvenit ka qënë paraqitja e tre rekomanduesve të tij për një post të rëndësishëm civil në NATO, që lirohet më 1 shtator të këtij viti. Rekomanduesit e Gërvenit për këtë post janë Frank Boland, drejtor i planifikimit në NATO, Leonard Demi Ambasador i ri i Shqipërisë në NATO, si dhe Gjon Vorfi, i cili nga korriku 2012 e deri më tani është shef i auditit të burimeve njerëzore në NATO, më parë në stafin ushtarak shqiptar në Aleancë. Pikërisht përmes këtyre rekomandimeve, kundëradmiral Gërveni, duke plotësuar formularin e aplikimit dhe dërguar në agjencinë e burimeve njerëzore në NATO, kërkon të marrë një vend civil si i punësuar në këtë organizëm shumë të rëndësishëm ushtarak.
Madje ai nënvizon faktin se e di që duhet të marrë miratim nga institucioni përkatës në Shqipëri, si dhe të paraqesë një raport shëndetësor, teksa thotë se “unë jam i vetëdijshëm që do të më duhet t'i nënshtrohem kontrollit mjekësor, që është një detyrim dhe që do të jem objekt i një hetimi të sigurisë që do kryhet nga autoritetet kompetente të vendit, në të cilin unë jam shtetas, para se të marr një takim me agjencinë e Burimeve Njerëzore.
Jam i informuar se duhet t'i nënshtrohem kontrollit mjekësor dhe ta dorëzoj rezultatin e hetimit të sigurisë nga autoritetet kompetente të vendit ku unë jam qytetar para se të hyj në shërbim të burimeve njerëzore në NATO”. Në aplikim, Gërveni nënvizon se shpreson të trajtohet me mirëbesim kërkesa e tij për punësim në NATO, ndërkohë që shpreson që ajo të merret parasysh sa më shpejt, në mënyrë që të përfitojë vendin vakant, që krijohet në shtator të këtij viti në Bruksel, në strukturën e NATO-s.
JA PERGJIGJIA QE SELIA E NATO-s I KTHEU KUNDERADMIRALIT, KRISTAQ GERVENI
Nuk do të ketë asnjë mundësi punësimi për kundëradmiral Kristaq Gërveni në një post civil në strukturat e NATO-s nëse ai s’merr leje nga qeveria dhe shteti shqiptar. Agjencia për mbështetjen e NATO-s, Divizioni i Burimeve Njerëzore në Aleancë, më 3 mars të këtij viti i ka kthyer përgjigje zyrtare kundëradmiral Kristaq Gërvenit për kërkesën që të punësohej në një post civil në NATO. Dy janë elementët kryesore të përgjigjes së zyrës së NATO. Vetë drejtori i Logjistikës i kërkon Gërvenit të marrë leje nga shteti shqiptar, duke e adresuar konkretisht te personi përgjegjës, si dhe të marrë certifikatën shëndetësore.
“I nderuar Z.Gërveni. Në përgjigje të aplikimit tuaj të kohëve të fundit për postin e kërkuar, ju lutemi të jeni të informuar se dhe ju duhet të plotësoni bashkangjitur pyetësorin mjekësor. Pasi të keni plotësuar atë siç duhet, ai do të jetë gati nëse ju mund të ktheni këtë formular në adresën e e-mailit tonë para 4 marsit. Ju lutem vini re se dosja me kërkesën tuaj nuk do të merret në konsideratë pa këtë dokument. Pas pranimit të dokumentit që ju mungon, të jeni sigurtë që kërkesa juaj do të regjistrohet në bazën e të dhënave tona dhe se ajo do të shqyrtohet në konkurrencë me kandidatët e tjerë.
Për më tepër, ne do donim të tërhiqnim vëmendjen tuaj në faktin se, në përputhje me procedurat e rekrutimit të NSPA, kandidatura për këtë post duhet të dorëzohet nëpërmjet autoriteteve kombëtare nga vjen kandidati. Unë sugjeroj, pra, që ju të kontaktoni Z. Arian Kraja, i cili duhet të miratojë kërkesën tuaj për postin. Arian Kraja është Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë. Do të doja të ju kujtoja që aplikacionet pa miratimin e Autoritetit Kombëtar nuk do të merren parasysh”, thuhet në kthimin e përgjigjes së drejtorit të logjistikës në divizionin e burimeve njerëzore të NATO-s ndaj kundëradmiral Kristaq Gërvenit, i cili kishte aplikuar më 24 shkurt të këtij viti pranë këtij organizmi për një vend punë në sektorin civil.
Në këtë mënyrë, Gërveni teksa ka marrë përgjigjen mohuese të burimeve njerëzore në NATO se duhen dokumente shtesë për aplikimin e tij në mënyrë që të marrë një “OK”, ka marrë dhe përgjigjen negative dhe për shkak të fshehtësisë me të cilën e kishte dërguar këtë aplikim pa dijenin e eprorëve në Shqipëri, ndërkohë që është ende në një post ushtarak.

Shkrimi u publikua sot (27.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Gërveni: "Në pranverë më mbaroi mandati"