Getoar Selimi "hapet" mbi jetën private,
mohon lidhjen me Marina Vjollcën
Getoar Selimi ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike ditët e fundit mbi dyshimin që mund të ishte në një lidhje të re. Ai ka ndarë së fundmi një foto në faqen e tij zyrtare Facebook ku shihen disa gota me verë, ndërsa në mbishkrim
Getoar Selimi ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike ditët e fundit mbi dyshimin që mund të ishte në një lidhje të re.
Ai ka ndarë së fundmi një foto në faqen e tij zyrtare Facebook ku shihen disa gota me verë, ndërsa në mbishkrim shihet shkronja “M”, e cila tashmë është këmbyer me MMV.
Sipas mediave kosovare kjo “M” i drejtohej Marina Vjollcës dhe për të konfirmuar të vërtetën nga goja e Getoarit, mediat kosovare kanë realizuar një intervistë me yllin e muzikës Hip Hop.
Getoari ka mohuar që është në një lidhje me Marinën duke thënë që e ka mikeshë të mirë, ashtu siç ka edhe shumë të tjerë në Shqipëri miq ose kolegë.
Shkronja “M” sipas tij i drejtohet këngës “MMV”, por ka ndodhur që ka shkruar vetëm njërën shkronjë siç mund të kishte shkruar vetëm “V”.
Getoari shprehet se në karrierën e tij artistike e ka ngritur puna dhe jo skandalet mediatike, ndaj dëshiron që publiku ta dojë për muzikën dhe jo thashethemet.
Këngëtari shprehet se ndodhet në Tiranë për punë, por nuk ka dashur që të flasë për projektet e ardhshme.
E sigurtë është që ai po punon për të sjellë diçka të re ndaj edhe është në lëvizje.
Redaksia Online
(g.m/Redaksia Online)
68/2
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
40.4%
-
Të gabuar
53.2%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 8631
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e 7 tetorit, Berisha me video nga 'arresti shtëpiak': Nesër nis mosbindja civile pa kthim deri në vendosjen e qeverisë teknike
6 Tetor, 14:59
-
Fermerët të braktisur edhe në Kosmaç, gruri e misri po mbillen më pak në tokat e fshatit
6 Tetor, 14:56
-
Fshati ndërton minimuze për martirin Dom Mikel Beltoja, pushkatuar nga regjimi komunist
6 Tetor, 14:55
-
Përmbytjet në Vlorë/ Kryebashkiaku Dredha thirrje banorëve për durim: Pasojat nuk zgjidhen brenda sekondave
6 Tetor, 14:50
-
'Veri Jug' në Beltojë dhe Kosmaç, dy fshatra si oaze paqeje! Fermeri kthehet nga emigrimi dhe investon në tokat e familjes
6 Tetor, 14:44
-
Kryeministri Starmer: Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar shkëndija edhe në Britani
6 Tetor, 14:28
-
Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar
6 Tetor, 14:14
-
Kreshnik Spahiu: A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
6 Tetor, 14:01
-
Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda e futbollit Sefedin Braho
6 Tetor, 13:46
-
Aksident i rëndë në Kosovë, humbin jetën tre të rinj! Makina ra në liqenin e Badocit: Dy trupa u gjetën në ujë, njëri në veturë
6 Tetor, 13:36
-
Përmbytjet në Vlorë/ Ushtria në ndihmë për heqjen e ujit nga garazhet e përmbytura
6 Tetor, 13:33
-
Nesër protesta e opozitës/ Policia e Tiranës njofton rrugët që bllokohen! Apel organizatorëve dhe protestuesve: Distancohuni nga aktet e dhunës
6 Tetor, 13:25