Gëzhoja e vjetër, avokatët
synuan të pushonin akuzat

Gëzhoja e vjetër, avokatët<br />synuan të pushonin akuzat
TIRANE- Një gëzhojë e vjetër që është pretenduar nga avokatët e deputetit Armando Prenga se është gjetur në Fushë-Kuqe, pikërisht në vendin ku ndodhi përplasja e parë mes Prengës dhe anëtarëve të familjes Cali, për paksa ka futur në drejtim të kundër hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme. Gazeta “Shqiptarja.com” mëson se mbrojtja e deputetit të përjashtuar nga PS, ka bërë një lëvizje surprizë duke çuar në prokurori prova të reja, një gëzhojë të vetme, dhe ka kërkuar ekspertimin e kësaj gëzhoje pistolete, duke ngritur dyshime se ajo i përket armës me leje që zotëron aktualisht deputeti Prenga. Me këtë lëvizje, mbrojtja synonte pushimin e akuzave të deputetit, por kjo do të varej vetëm nga fati i ekspertizës balistike të kësaj gëzhoje të servirur nga vetë avokatët e Prengës. Fatmirësisht ekspertët e laboratorit kriminalistik të ministrisë së Brendshme, kanë konfirmuar se gëzhoja e vjetër e gjetur në vendgjarje, nuk i përket armës me leje që deputeti ka pasur në përdorim.

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai