TIRANË - Nën një atmosferë festive, mes tingujve të muzikës dhe spektaklit të fishekzjarrëve, Tirana dhe e gjithë Shqipëria i thanë Mirësevjen Vitit të Ri 2016. Kur akrepat e orës shënuan 00:00 shndritja e fishekzjarrëve bëri që qindra qytetarë të mbledhur në sheshin "Nënë Tereza" të harrojnë temperaturat e ulëta të këtij fillim janari dhe të bëhen pjesë e urimeve për më shumë mbarësi dhe një vit të ri të begatë.
Këtë vit atmosfera festive u zhvendos nga "Skënderbej" në sheshin "Nënë Tereza" aty ku vetë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj bëri numërimin mbrapsht për të mirëpritur vitin e ri 2016.
"Ky ka qenë një vit fantastik, një moment për tu ngritur bashkë. Ndaj vendosëm të fillojmë një traditë të re, ku edhe vitin e ri e presim bashkë. Do kemi një spektakël fishekzjarrësh me urimin që i gjithë ky vit të jetë një vit fishekzjarrësh ku të gjithë solidarizohemi me njëri-tjetrin. Falenderoj gjithë qytetarët që përkrahën nismën e bashkisë për më shumë solidaritet ndaj njerëzve në nevojë, Tirana është sot qyteti më solidar i Shqipërisë dhe për këtë ju falënderoj. Përqafoni ata që keni afër, puthini në faqe ", tha kryebashkiaku Veliaj.
Shqiptarja.com uron gezuar mbare shqiptaret!
Për herë të parë kryeqyteti dhuroi një spektakël fishekzjarrësh shumëngjyrëshe ndryshe nga ç'jemi mësuar të shohim në vitet e shkuara.
Muzika nga këngëtarët më të njohur shqiptar, spektakli i dhuruar nga artistët e Cirkut në koncertin e organizuar nga Bashkia, bënë që qytetarët që zgjodhën të festojnë në shesh të harronin të ftohtin dhe të mendojnë për një tjetër vit që po vjen. Ata kanë ndarë urime me njëri-tjetrin për një 2016 më fatsjellëse dhe fitimprurëse për buxhetin e tyre familjar.
Atmosfera festive, trokitja e gotave dhe urimet për një vit të bardhë mbizotëroi në tryezat e çdo shqiptari. Por siç mbetet traditë darka e ngrohtë familjare, ashtu janë edhe urimet e shumta përmes mesazheve telefonike dhe online me njëri-tjetrin, ndërsa gjithmonë e më rrallë shkëmbehen kartolinat.

(Foto e publikuar nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj në Facebook nga spektakli i fishekzjarreve)

(Spektakli i fishekzjarreve në sheshin Nënë Tereza, fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com) Foto të tjera

(Spektakli i fishekzjarreve në sheshin Nënë Tereza)
FOTO të tjera
*Fotot nga Antonio Cakshiri/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO të tjera*Fotot nga Antonio Cakshiri/Shqiptarja.com