Gëzuar 8 Marsin burra vulgarë dhe të dhunshëm!

Gëzuar 8 Marsin burra vulgarë dhe të dhunshëm!

Te moshuar ne Berat kunder dhunes ndaj grave e vajzave

Këtë vit për mua bëhen 26 pranvera në profesionin e bukur, por delikat të gazetarisë. Janë plot 26 “8 Marse” të kaluara duke kërkuar histori grash të rralla, të bukura, të forta, të brishta, të guximshme, të thjeshta, mirënjohëse, të talentuara, të zgjuara, të dashura, të mira dhe për fat, mes grave shqiptare ka shembuj të jashtëzakonshëm të tillë. Ka shembuj vajzash, nënash që lindin, rriten, jetojnë në një terren social shumë të vështirë, por jo për këtë arsye, më pak të bukura dhe të rralla se të tjera vajza, gra, nëna në mbarë botën. Në shkëmbinjtë më të lartë e të thepisur çelin lulet e bukura alpine, ashtu si nga liqenët plot baltë e ujë të ndjenjur çelin të mrekullueshmet nimfa.

E megjithatë, ka një veçanti të rritesh vajzë, nënë, grua e mirë në Shqipëri në dallim nga shumë vende të tjera të qytetëruara ku ëndërrojmë të bëjmë pjesë. Shpesh në vendin tonë, sidomos të jesh vetvetja dhe të thuash të vërteta që prekin ego dhe interesa mashkullore, kushton ende shumë shtrenjtë. U kushtoi shtrenjtë Musine Kokalarit dhe Sabiha Kasimatit, të cilat shprehën mendimin e tyre, respektuan vetveten dhe lirinë përballë diktatorit Enver Hoxha, siç e paguan me jetën e tyre të re në Shqipërinë “demokratike” Erjeta Sokoli dhe vajza vetëm 16 vjeçare Alda Canaj bashkë me nënën e saj Mbarimen, të vrara nga njerëz të shtetit, të mbrojtur nga Shteti dhe një pjesë thellësisht e korruptuar e shoqërisë. Remzije Sokoli, nëna e Erjetës nuk mori kurrë drejtësi për vajzën e saj të vrarë nga bashkëshorti polic, Ornela Canaj, motra e Aldës duhet të shkonte deri në Shtetet e Bashkuara të gjente Marjan Rrokun, ish-punonjës i SHISH, përndjekësin dhe vrasësin e motrës dhe nënës së saj. Pas arrestimit dhe ekstradimit në Shqipëri, u rrezikua që njerëz të paskrupujt të linin të lirë vrasësin, por për fat, motra me zemrën e vrarë vuri sërish në alarm median dhe operacioni i turpit për nxjerrjen nga burgu të vrasësit të dy grave, u bllokua.

Ka vajza, gra, nëna me histori shumë të dhimbshme në Shqipëri. Shumë prej tyre nuk marrin kurrë drejtësi, ose më keq, drejtësia e korruptuar i ka vrarë dhe i ka rivrarë përsëri duke dalë shpesh në krah të dhunuesve, burra që korruptojnë ose mbrohen me pushtet politik.

Në Durrës, pak ditë më parë, bashkëshorti vrau gruan pas 30 viteve të kaluara bashkë. Vajza e vogël e familjes tha se kishte denoncuar dhe kishte kërkuar ndihmë shumë herë në polici, në të njohur e fqinj. Heshtje, asnjë ndihmë deri në vdekjen e nënës. Policia u kujdes të shpërndante në media deklaratat e para të burrit “të penduar”: “E vrava se më nxiu jetën 30 vjet!”. Ishte si një justifikim, sikur kërkonte solidaritet për veprimin e tmerrshëm ndaj gruas e nënës së fëmijëve të tij.

Dhuna në Shqipëri gjen shpesh mirëkuptim në familje, në institucione shtetërore dhe në shoqëri. Pak distancohen të vendosur ndaj çdo veprimi të dhunshëm verbal dhe fizik. Persona publikë, politikanë, njerëz të shtetit shpesh kanë një gjuhë ofenduese, denigruese për çdo grua që shkon kundër interesave të korruptuara të tyre, e ndërsa shqiptojnë e shkruajnë fjalë nga më të shëmtuarat, të tjerë bëhen jo vetëm lajmës të tyre, shumë jaë indiferentë, por nuk mungojnë edhe ata që shprehin dukshëm kënaqësi. Kënaqen me dhunën verbale dhe fizike që iu bëhet të tjera grave, që nuk janë nënat, vajzat, motrat e tyre.

Por, si çdo gjë në këtë botë, edhe fjalët e rënda dhe veprimet e dhunshme kthehen dhe bien një ditë në kurriz. Për çdo burrë vulgar dhe të dhunshëm me një grua, ka të tjerë që janë gjithashtu kaq të dhunshëm dhe vulgarë me nënat, vajzat dhe motrat e tyre. Atëherë çfarë do të bëjmë? Do të lejojmë akoma që kjo klimë e rëndë dhune të prekë familjet tona? Apo ka ardhur koha që Shteti si arbitër dhe Drejtësia si ekuilibër, të çojnë gjërat në vendin që u takon. Edhe në Shqipëri

Gëzuar 8 Marsin burra të dhunshëm! Dhuna e vulgariteti që shpërndani, herët a vonë do t’ju prekë, ndaj, për ta shmangur këtë keni vetëm një shanc: Bëhuni të mirë!

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anjeza: 07/03/2020 17:38

    uroj shume qe komentuesit e mesiperm te jene burra sepse fjalet e tyre me duken nje shprese per shoqerine tone. Me vjen keq qe vazhdon dhuna verbale sidomos ne politike. Shkrime te tilla na fokusojne ne problemin e madh dhe plagen qe kan shoqeria jone

    Përgjigju
  • mond: 06/03/2020 23:18

    kur lexon shkrime te tille veç te tjerash me duket si e cuditshme qe ka dhe njerez qe mendojne si njerez te vertete, realiteti eshte shume ndryshe, traditat, menyra e te menduarit, e komunikimit, e bashkejeteses etj jane shume larg qyteterimit, ne jemi akoma ne epoken qe kur te kalojne kushedi se sa vite do kujtohet si koha kur njerezit konfliktoheshin me pretekstin:pse me shikon??? akoma djemuria rrine si lloza rrugeve ne grupe dhe shohin si te papare femrat, nuk hapin nje liber etj etj , cte thuash me pare , cmund te presesh nga ata nqs krijojne familje?

    Përgjigju
  • Ilir: 06/03/2020 20:04

    Gezuar 8 marsin gra, nena motra vajza! Gezuar, dhe edukojini djemte tuaj qe te vegjel te dijne c'eshte respekti. Mesojini qe perpara se te hapin gojen e te lendojne, te mendohen. Mesojini qe respekti ndaj femres eshte respekt ndaj vetes. Nje djale qe meson qe I Vogel keto gjera, eshte garanci per nje shoqeri te emancipuar jo agresive.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)