'Gëzuar bajramin'! Urim ‘virtual’, shmangen vizitat! Qytetarët: S'të pranon njeri brenda këto ditë (VIDEO)

TIRANË- Rruga dhe komunikimi virtual janë mënyrat e vetme për të uruar këtë vit Fiter Bajramin. Besimtarët nuk kanë mundësi të shkojnë në shtëpitë e njëri tjetrit, të përqafohen e të shkëmbejnë dhurata.

Pas 30 ditësh sakrificë, dreka e Bajramit të madh do të kufizohet vetëm me familjarët.

"Vetëm në shtëpi do ta kalojmë,  me njerëzit e shtëpisë me cunin e nusen.

Unë vetë jam ortodokse,  burrin e kam mësliman, i festoj të dyja festat nuk ka asgjë të keqe. S'ka vizita tani, vetëm me familjen, në distancë me djalin tjetër"

"Gjithsecili feston në shtëpinë e vet, kështu ka qenë traditë gjithmonë. As fëmijët nuk më kanë ardhur, kush bën vizita, s'të pranon njeri, brenda do qëndroj me gjithë burrë",  shprehen qytetarët.

Kufizimet tashmë janë kthyer në normalitet për banorët e Tiranës. E diela e 24 majit, ashtu si fundjava e kaluar i përket të moshuarve dhe prindërve me fëmijë. Por me kushtin që të mos shëtisin në zonën e liqenit artificial apo te pedonalja. Masat kufizuese posaçërisht për fundjavën kanë ngjallur pakënaqësi tek disa prej qytetarëve.

"Ditë shtunë e diel na u sëmurkan 10-15 vetë, ditë jave 2-3. po ç' janë këto budalliqe? Nuk pranohet kjo, të vijnë vërdallë 1-2 orë na është bërë koronavirus si burri i nënës", tha qytetari.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sylejmëni: 24/05/2020 16:43

    Vetem injoranti meret me fe jo inteligjenti. A keni parë e degjuar nje njeri inteligjent te llomotisi për fe?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë