Besimtarët shkëmbejnë urime për më shumë paqe, lumturi, harmoni dhe ditë më të mira.
Pas ndarjes nga jeta të Imzot Rrok Mirditës, mesha u drejtua nga Monsinjor George Frendo, i cili përcolli mesazhet për më shumë dashuri shpresë e tolerancë me njëri-tjetrin.
"Kemi ardhur këtu për të kremtuar lindjen e Jezu Krishtit, një ngjarje historike. Kremtimi ynë sot nuk është thjesht një përkujtim përvjetori por është edhe një mister që po bëhet realitet, sepse këtu në secilin prej nesh sot Jezusi do të lindë në zemrat tona. Dhe nëse gjatë javëve të kaluar në kohën e ardhjes e kemi pranuar lajmin e Kishës e cila nëpërmjet fjalëve të Gjon pagëzuesit përgatit në udhën e Zotit na ka nxitur me shumë këmbëngulje të përgatitemi për këtë festë, atëherë kemi çdo arsye të gëzohemi sepse zemra jonë do të bëhet tabernakulli ku do të lindë Jezu Krishti", - shpreh Monsinjor George Frendo.
Mesha u çel me lutje për shpirtin e imzot Rrok Mirditës i cili humbi jetën më 7 dhjetor pas goditjes nga një hemorragji cerebrale.
"Kërkojmë falje për mëkatet tona" është lutja kryesore e besimtarëve të krishterë që i drejtohen birit të Perëndisë.
Redaksia e Shqiptarja.com (print dhe online) urojne te gjithe besimtaret e krishtere Gezuar Krishtlindjen!
Foto nga mesha e shenjte ne Katedralen e Shen Palit ne Tirane
Ndërsa për besimtarët ortodoksë mesha u mbajt në orët e para të mëngjesit në Katedralen Ortodokse në kryeqytet, ku u udhehoq ne gjuhen greke nga kryepeshkopi i Tiranes, Durresit dhe gjithe Shqiperise Anastas Janullatos.
Në mesazhin e tij Janullatos tha se qëllimi i përbashkët i të gjitha besimeve është lufta kundër ISIS.
"Dhimbja dhe frika shtrihen sot në jetën tonë, varfëri shumëformëshe, emigrime, privime të vështira për tu përballuar, shpërthime terroriste, agresiviteti e dhune, dhe pikërisht brenda kësaj trazire e kremtja e Krishtlindje vjen si dritë ngushëllimi, paqeje dhe shprese. Le të lutemi që Perëndia në trini të na japë fuqinë e tij që të mos përkulemi nga hidhërimet, padrejtësisë, vuajtjet që ngrihen në rrugën tonë, që të mbështesë ndjesinë e pranisë e atit qiellor sigurinë se në qendër të historinë njerëzore mbizotëron Emanueli, Krishti", u shpreh Janullatos.