Gëzuar Ditëlindjen!I madhi
Ismail Kadare mbush 82-vjeç

Gëzuar Ditëlindjen!I madhi<br />Ismail Kadare mbush 82-vjeç<br>
Sot shkrimtari i madh Ismail Kadare mbush 82-vjeç. Kadare lindi në 28 janar të 1936 në qytetin e gurtë të Gjirokastrës.

Në qytetin e tij të lindjes ai kreu arsimin fillor dhe të mesëm dhe në vitin 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, për të vazhduar më pas në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960).

Ismail Kadare është dominuar disa herë për çmimin nobel në letërsi dhe është një shkrimtar që shquhet për novela, romane, por pa lënë pasë edhe vëllime me poezi.

Veprat e Ismail Kadaresë janë përkthyer në mbi 45 gjuhë të huaja duke e bërë atë një nga shkrimtarët më të mëdhenj në Shqipëri dhe më gjerë.

Krijimtaria e Kadaresë nisi rrugëve të ‘qytetit të gurtë’, kur ai ishte gjimnazist me “Frymëzimet djaloshare, në vitin 1954 dhe "Ëndërrimet", në 1957.

Si shkrimtar i mirëfilltë Kadare u bë i njohur me vëllimin “Shekulli im në 1961 duke hapur edhe rrugën e shumë romaneve e novelave të tjera.

Disa nga veprat e Ismail Kadare
Gjenerali i ushtrisë së vdekur
Kështjella
Kronikë në gur
Ura me tri harqe
Kush e solli Doruntinën
Prilli i thyer
Dosja H
Pallati i ëndrrave
Piramida
Pasardhësi

Stafi i ReportTV dhe Shqiptarja.com i uron shkrimtarit Kadare, Gëzuar Ditëlindjen.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur