Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka konfirmuar se Irani do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, pavarësisht tensioneve të vazhdueshme gjeopolitike në Lindjen e Mesme.

Kreu i qeverisë botërore të futbollit theksoi se përfaqësuesja iraniane e ka merituar pjesëmarrjen në këtë event madhor, pasi është kualifikuar në fushën e lojës. Ai shprehu gjithashtu shpresën që futbolli të shërbejë si një urë lidhëse mes popujve në një kohë konfliktesh.

“Irani do të jetë në Botëror. Ata e meritojnë sepse janë kualifikuar dhe duhet të përfaqësojnë popullin e tyre në këtë event magjik. Shpresoj që futbolli të ndërtojë ura dhe të vendosë paqe”, deklaroi Infantino.

Edhe pse ka pasur kërkesa nga pala iraniane për zhvillimin e ndeshjeve në Meksikë, presidenti i FIFA-s nuk ka dhënë detaje mbi këtë çështje, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të kalendarit të kompeticionit.

Sa i përket favoritëve për trofeun, Infantino përmendi emra të mëdhenj si kombëtarja e Spanjës, kombëtarja e Francës, kombëtarja e Argjentinës dhe kombëtarja e Brazilit, por theksoi se në një Botëror surprizat janë gjithmonë të mundshme.

“Skuadra si Spanja, Franca, Argjentina apo Brazili janë favorite, por në Botëror nuk mungojnë surprizat. Kjo është arsyeja pse futbolli është kaq i jashtëzakonshëm”, përfundoi ai.

Botërori 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.