Gianni Infantino: Ky është botërori më i mirë i zhvilluar deri më tani

Gianni Infantino: Ky është botërori më i mirë i zhvilluar deri më tani

Gianni Infantino

Teksa mbarë bota po shijon spektaklin më të madh sportiv, botërorin e Rusisë, shpesh harrojmë se pas gjithë këtij organizimi, veç vendit pritës Rusisë, qëndron FIFA
Presidenti i saj Gianni Infantino, para cdo ndeshje është aty për të "dhënë një dorë". Takon lojtarët, shkëmben dy fjalë me ta dhe sheh sesi rritet tensioni i garës, brenda atmosferës së veçantë që ofron Botërori.

"Jam përgjegjës për mbarëvajtjen e aktivitetit dhe dua të sigurohem që cdo gjë është në lartësine e duhur"
Infantino, që shoqërohet here me presidentin Putin e shpesh herë me vullnetarë të botërorit, shprehet se: "Rusia është bërë këto ditë qëndra e botës dhe unë jam këtu që të qëndroj pranë gjithkujt që dashuron sportin, të jem pjesë e kësaj feste të madhe, të ndihem i përkedhelur nga mikpritja dhe krenar për këtë organizim të përsosur.

Sot të gjithë po zbulojnë një Rusi të hapur ndaj botës, një vend ku të gjithë po dëfrehen fal futbollit. Kudo shohim se "Fair Play" funksionon si në fushë dhe në shkallet e stadiumit. Jemi të kçnaqur se nuk kemi patur raste të diskriminimit racial apo dopingut. Duke ndjekur në cdo hap, në cdo sekondë, deri në detaje këtë event, mund të them i bindur se ky është botërori më i mirë i zhvilluar deri më tani".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Fitoi me nokaut në raundin e parë në UFC, boksieri shqiptar i vendos plisin Joe Rogan-it dhe i drejtohet publikut në gjuhën amtare

Fitoi me nokaut në raundin e parë në UFC, boksieri shqiptar i vendos plisin Joe Rogan-it dhe i drejtohet publikut në gjuhën amtare