Gilman Lika do të firmosë me ekipin e Tiranës deri në përfundim të edicionin një kontratë të re.
Marrëveshja mes mesfushorit të talentuar nga Shkodra dhe administratorit të ekipit bardheblu, Salih Tagani pritet që të arrihet gjatë dy ditëve në vijim.
Lajmin eka konfirmuar vetë mesfushori duke mbyllur të gjitha dyert për një largim jashtë kampionatit shqiptar të paktën deri në përfundim të këtij edicioni.
Lika ishte në bisedime me disa ekipe jashtë vendit në Qipro, Ukrainë dhe Turqi, por në fund vendosi të qëndrojë duke mos realizuar një transferim të nxituar që mund ti kushtonte, pasi koha në dispozicion për të vendosur është e shkurtër ndryshe nga merkato e verës që ka më shumë kohë dhe alternativa.
Me këtë vendim, Lika ka hedhur poshtë edhe ofertën e presidentit të Vllaznisë, Agron Çela për t’ju bashkuar Vllaznisë, por edhe atë të Skënderbeut.
Pikat në të cilat po diskutohet me Taganin janë kohëzgjatja e kontratës dhe klauzola e largimit nga Tirana nëse e kërkon një ekip i huaj.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com