Giorgia Meloni, betohet tek presidenti Mattarella duke u bërë Kryeministrja e parë grua në historinë e Republikës Italiane!

Giorgia Meloni, betohet tek presidenti Mattarella duke u bërë Kryeministrja e parë grua në historinë e Republikës Italiane!

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni

Sfida që ka përpara kjo qeveri janë të shumta edhe pse në planin ekonomik dhe ndërkombëtar do të gjejë një mjedis pozitiv falë rolit të ish Kryeministrit Draghi!  Përbërja e qeverisë, jo vetëm reflekton përfaqësimin e koalicionit të djathtë, por ka edhe ndërthurje mes teknokratëve dhe politikanëve të karrierës! Ai që në sy është Antonio Tajani si Ministër i Jashtëm, person që ka mbajtur funksione të rëndësishme në institucionet e BE, por që e njeh mirë politikën e jashtme e sigurisht statura e tij as që mund të krahasohet me ish ministrin Di Maio! 

Tajvani është njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit e majde mund të konsiderohet edhe mik i shqiptarëve e sidomos i të djathtës shqiptare për të shkak të rolit që ka e ka pas në Partitë Popullore Europiane!  Surprizë ishte fakti që Salvini nuk u konfirmua si Ministër i Brendshëm duke pranuar atë të Transporteve dhe ky është një sinjal që politikat ndaj emigracionit nuk do të jenë agresive siç ishin menduar dhe prioritet siç duket është infrastruktura e kjo lidhet me armontizimin e rrjetit të autostradave, por pa llogaritur edhe nevojën e investimeve të reja!  Meloni është një sulmuar si politikane që dëmton emancipimin e gruas e kjo lidhet me disa çështje që ajo ka mbajtur qëndrime siç është neni 194 i Kodit Civil, por në fakt fal saj për herë të parë kemi një kryeministre grua!

Urimi i Kryeministrit Rama adresuar Giorgia Melonit, vetëm pasi bëri betimin tek Presidenti, do të thotë se do të ketë marrëdhënie dypalëshe në nivel shtetëror, por që kanë humbur dallime të forta në nivel ideologjik e partiak! Pritshmëritë në opinionin italian janë të mira si domosdoshmëri për ndryshim! Gjithashtu, por Qeveria Meloni duke dal nga vota do të jetë më e e fortë dhe më komode për të marr vendime për të çështje të tjera nxehta, që në cilësinë ndoshta Draghi nuk kishte mbështetje politike për bërë të hapa më të guximshme në çështjen e sistemit të taksave!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja